35 vite më parë lindi fëmija i parë nëpërmjet fekondimit artificial
Historia e një lindjeje të jashtëzakonshme
Më 25 korrik të vitit 1978 lindi Louise Brown, që ishte e para lindje nëpërmjet fekondimit artificial. Më poshtë iu sjellim historinë e asaj lindjeje të jashtëzakonshme që u bë nën një fshehtësi të madhe. Dhe kjo falë dinakërisë të një doktori me aftësi të një agjenti special.
Nga Margherita Fronte
Focus.it
(Louise Brown qesh duke vrapuar nën shikimin e lumtur të prindërve)

Pacientja është në gjumë dhe është dërguar në sallën e operimit, mjekët dhe infermieret shikojnë njëri-tjetrin në sy, tensioni është i madh. Ata janë burra e gra me eksperiencë, dhe nuk është operacioni i parë cezarian që bëjnë. Por këtë radhë është ndryshe. Në atë dhomë me mure të bardha në spitalin e Oldham, në veri të Anglisë është duke lindur Louise Brown, fëmija e parë në histori e konceptuar në një provëz.
Në videon e atij eventi që zgjat vetëm 2 minuta e 18 sekonda duket pacientja që përgatitet, kirurgu që nxjerr nga ajo të voglën Louise. Kur i pritet kordonin, fëmija hap gojën, merr frymë thellë dhe lëshon të qarën e parë të fuqishme. Është hyrja solemne në botë e të sapolindurës që ndryshoi historinë e mjekësisë. Ishte data 25 korrik 1978.
Fëmija i shekullit
Përballë lajmit të asaj lindje, bota ngeli e shtangur. Në fakt, edhe pse në vitet e kaluara gazetat kishin ndjekur të gjitha sforcimet e shkencëtarëve që tentonin fekondimin në vitro, ajo mundësi dukej që i përkiste më shumë fantashkencës se sa realitetit. Madje edhe shumica e ekspertëve të fushës ishin skeptikë. Kërkimi shkencor i Robert Edwards dhe Patrick Steptoe, dy baballarët shkencor të së voglës Louise, ishte cilësuar nga shumë njerëz si imoral dhe e rrezikshme, sepse sipas tyre, edhe nëse kjo do të realizohej, fëmijët do të lindin të deformuar.
Louise, në fakt, nuk ishte vetëm perfekte dhe normale, por fati deshi që të ishte edhe shumë e bukur, deri në atë pikë sa për të gjitha gazetat e botës ajo u cilësua e porsalindura perfekte, e adhurueshmja Louise, fëmija i shekullit. Ndërsa flinte në shtratin e saj, çdo detaj i saj i vogël transmetohej me eksitim nga një vend në tjetrin, shkruante shumë vite më vonë Robert Edwards.
Në fakt, procesi i lindjes së fëmijë u zhvillua në një proces sekreti të madh.
Për doktor Steptoe, në fakt, ky eveniment edhe pse shumë i madh, ishte sërish një lindje, dhe ai duhej të mbronte konfidencialitetin dhe qetësinë e duhur mamasë dhe fëmijës. Mjeku kishte bërë gjithçka që të largonte gazetarët e shumtë që kishin ndjekur shtatzaninë duke dhunuar në shumë raste privacinë e gruas. Ndoshta ndihej edhe fajtor, sepse kur u propozoi prindërve të Louise fekondimin në vitro, nuk u kishte thënë se deri në atë kohë, asnjë grua nuk kishte konceptuar një fëmijë në atë mënyrë.
Një çift si gjithë të tjerët
Përpara se të hynin në studion e Steptoe, historia e Lesley dhe John Brown nuk ishte shumë e ndryshme nga çiftet e tjera që në vitet shtatëdhjetë nuk arrinin dot të kishin një fëmijë.
I martuar për herë të dytë John ishte tashmë baba i një fëmije, që i ishte besuar kur gruaja e para ia kishte mbathur me një tjetër, dhe që Lesley e rriti si të ishte e saja. Por dëshira e tyre e madhe që të kishin një fëmijë së bashku, por dukej se kjo do të ngelej vetëm një ëndërr.
Nëntë vite tentativa nuk kishin sjellë asgjë dhe ai frustrim digjte më shumë shpirtin e saj, dhe kur John po flirtonte me një femër tjetër, Lesley i pati thënë që të shkonte me dashnoren që ishte një grua e vërtetë, por John nuk e bëri.
Në këtë mënyrë ata të dy i kërkojnë ndihmë Patrick Steptoe, një gjinekolog në Oldham i njohur për teknikën kirurgjike inovative për të zgjidhur mbylljen e tubave fallopiane, problemi që kishte Lesley për të ngelur shtatzënë. Në atë epokë, mjeku duke parë që kirurgjia nuk po sillte gjithnjë rezultatet e duhura, po punonte prej vitesh edhe në një projekt edhe më ambicioz për të marrë rezultatin që donte. Ai kishte nisur të bashkëpunonte për projektin e fekondimit në vitro me Robert Edwards, shkencëtar i Universitetit të Cambridge, mjaft i aftë në manipulimin e embrioneve.
Rasti i Lesley ishte nga ata që vështirë që mund të zgjidhej me në ndërhyrje kirurgjike, në këtë mënyrë Steptoe i propozoi çiftit teknikën e re. Lesley e John iu nënshtruan trajtimit në vjeshtë të vitit 1977. Dhe sapo shtatzënia ishte në fillimet e saj, dyshimi që diçka jashtë normales po ndodhte bëri që ajo grua pak muaj më vonë të ishte e ndjekur nga gazetarët, kuriozë për të ditur edhe detajet e saj e jetës dhe burrit të saj.
Çifti fillimisht tentoi tiu ikte gazetarëve, por më vonë gjeti mënyrën për ta përdorur në favorin e tyre atë situatë të çuditshme, e në gazetën Daily Mail doli historia ekskluzive e shitur për 300.000 stërlina! Gazeta u vuri në dispozicion reporterëve të saj plot nëntë makina, madje edhe disa truproja për të mbajtur larg gazetarët e mediave të tjera rivale.
Rreziku
Problemet për Lesley-n nisën në javën e 34-ërt. Mungonin edhe gjashtë deri në fund të shtatzënisë së saj, por pesha e Louise ishte e vogël në krahasim me moshën e xhestacionale dhe mbi të gjitha tensioni i gjakut të nënës ishte ngritur në një nivel alarmant. Ditë pas dite situata po bëhej mjaft kritike: nëse doktor Teptoe do të kishte tentuar menjëherë një operacion cezarian, fëmija me shumë mundësi nuk do tia dilte, ndërsa gruaja do të shpëtonte, dhe e kundërta: nëse shtatzënia do të vazhdonte më përpara, jeta e të dyjave do të ishte në rrezik.
Për të monitoruar më mirë situatën në mes të korrikut, gjinekologu do të shtronte në spital gruan, dhe për të evituar shtypin do ta regjistronte atë me emrin fals Rita Ferguson. Por kjo skemë u zbulua shumë shpejt, dhe në një kohë të shkurtër spitali i Oldham ishte në sulmin e shtypit. Madje disa morën detektivë privatë për të arritur tek dhoma ku ishte shtruar Lesley, disa tentuan të korruptonin sanitaren e saj personale për të arritur të kishin foto dhe informacione, madje një gazetare vetëm për të takuar Lesleyn inskenoi një alarm bombe fallco që detyroi spitalin të boshatisej.
Lindja sekrete
Asnjë në fakt nuk arritur të mësonte më përpara atë që Steptoe kishte vendosur të bënte. Pas pesë javësh pushimi absolut doktori arriti në përfundimin që pesha e Louise ishte tashmë e duhura, dhe pasditen e 25 korrikut vendosi që gruaja tashmë duhet të lindte.
Përpara operacionit cezarian, Lesley duhej të rrinte pa ngrënë plot tetë orë, por për të arritur që gazetarët të mos dyshonin Steptoe e nxjerr atë për një darkë, që më bashkëpunimin e një infermiere darka e saj përfundoi në çantën e gruas së mjekut që me fshehtësi u hodh në plehra. Po atë darkë John i bëri bashkëshortes vizitën e përditshme në një të njëjtën orë, dhe u kthye në shtëpi, por edhe ai nuk dinte asgjë për atë që do të ndodhte më vonë.
Edhe Steptoe shkoi në shtëpi si gjithmonë, duke u hequr mjaft normal, për tu kthyer më vonë fshehurazi në spital dhe për të lajmuar burrin e Lesley. Robert Edwards, që kishte ardhur nga pushimet pikërisht atë pasdite, u lajmërua në minutat e fundit që ndërhyja do të bëhej atë natë. Edhe ekipi mjekësor ishte vënë në alarm pak më përpara orës së parashikuar për operacion, po ashtu edhe trupa që kishte për detyrë të filmonte lindjen, në virtyt të një akordi mes Steptoe dhe ministrisë së Shëndetësisë të Britanisë.
Në orën 23:30 Lesley hyn më në fund në sallën e operacionit. E qara e parë e Louise Broën oshëtiu në orën 23:47.