35 vjet burg ish- udhëheqësit të Kmerëve të Kuq
Në Kamboxhia u shpall vendimi i parë i Gjykatës Ndërkombëtare për gjenocid kundër një ish- udhëheqësi të Kmerëve të Kuq. I akuzuari Kaing Guek Eav, alias " shoku Dutch", u dënua me 35 vjet heqje lirie për krime kundër njerëzimit. 67 vjeçari ishte drejtues i burgut të torturave S-21 në kryeqytetin Phnom Penh. Ai ishte udhëheqës i qendrës më të madhe sekrete të burgimit, Toul Sleng, ku mbaheshin, siç thuhej, “armiqtë e shtetit”.
Gjatë sundimit të Kmerëve të Kuq mes viteve 1975 dhe 1979 atje janë torturuar dhe vrarë mbi 12 mijë njerëz. Vetëm pak të burgosur kanë arritur t'u mbijetojnë torturave. Prokuroria kishte kërkuar 40 vjet burgim. "Duch" pranoi pjesërisht veprat e kryera, por tha se nuk është përgjegjës, pasi ai vetëm ka zbatuar urdhërat. "Unë e di që krimet e kryera ndaj popullit, posaçërisht ndaj grave dhe fëmijëve, ishin krime të rënda të cilat nuk mund të tolerohen. Prandaj ju lutem të më jepni mundësinë për të kërkuar falje", tha Kaing Guek Eav. Puna e gjykatës për Gjenocidin në Kamboxha mbështetet nga Kombet e Bashkuara. < I mëparshmi