Publikohen sekretet e Pentagonit. Të dhëna shokuese për Afganistanin

Në atë që është quajtur si rrjedhja më e madhe e informacionit në historinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, në internet janë shpalosur detaje të mijëra incidenteve të paraportuara nga lufta në Afganistan. Gazetat “The Guardian” e Londrës dhe “New York Times” si dhe gazeta gjermane, “Der Spiegel”, raportojnë se ka rënë hija e fundit e dyshimit mbi mbështetjen e talebanëve nga kundërzbulimi pakistanez ndërsa deklarojnë se kanë shqyrtuar më shumë se 29 mijë faqe dokumenta sekrete ushtarake nga një rrjeti i Wikileaks.
Në faqen e internetit WikiLeaks, të specializuar për zbardhjen e historisë, janë publikuar rreth 92 mijë pjesë të raporteve të fshehta të ushrisë amerikane. Raportet për misionet prej vitit 2004 deri në vitin 2010 tregojnë një "pamje e zymtë" të gjendjes në Hindukush. Në to jepen detaje për vrasjet e civilëve afganë nga forcat e NATO-s si dhe shqetësime të NATO-s se Pakistani dhe Irani janë duke ndihmuar kryengritësit taleban.
”The guardian” deklaron se sasia e informacionit ishte e paprecedentë dhe mbulonte informacione për çdo përplasje ushtarake në Afgansitan në periudhën 2004-2009.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm publikimin e dokumentave të nxjerra. Shtëpia e Bardhë thekson se dokumentat mbulonin periudhën përpara dhjetorit të 2009-ës, kur strategjia amerikane kishte ndryshuar nën drejtimin e administratës Obama. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare James Jones e dënoi publikimin e dokumenteve në fjalë duke e quajtur nxjerrjen e sekretit “papërgjegjshmëri” dhe se publikimi i tyre jo vetëm që rrezikon jetën e amerikanëve dhe partnerëve të tyre por gjithashtu kërcënon sigurinë kombëtare.
Ndersa ambasadori pakistanez në SHBA , Hasan Hakani, hodhi poshtë akuzat se shërbimi sekret i vëndit të tij po ndihmonte talebanët ndwrsa nenvizoi se vendi i tij po bashkëpunonte ngushtë me partnerët në Afganistan në luftën kundër terrorizmit.