Rossi rikthehet në podium

Në Hockenheim, dominimi absolut i Ferrarit, njolloset nga parakalimi i Fernando Alonsos, i lejuar nga Felipe Massa, pas urdhrave të skuaderisë. Por në 67 xhirot e Cmimit të Madh të Gjermanisë skuderia italiane nuk ka rivalë dhe bën dopietën e dytë sezonale. Ferrari kthehet të jetë i madh në Gjermani dhe F10 vazhdon të përmirësohet pas cdo gare: Pritej shumë nga tifozët e shtëpisë, por Sebastian Vettel humbet vendin e parë në start, i kaluar nga Massa.
Piloti i Red Bull, ndoshta nën presionin e tifozërisë parakalohet edhe nga Fernando Alonso, ndërkohë që Hamilton fillon xhirot e shpejta, duke mbërritur i katërti pas kalimit të Vebber. Edhe futjet në bokse nuk ndryshojnë fatet e shënuara të garës: Massa përpara Alonsos të ndjekur nga Vettel, ndërsa të tjerët janë shumë larg. Në xhiron e 49 ndodh edhe zhvillimi i vetëm i garës, me Alonson që lehtësisht kalon Massën, duke ndryshuar vendet, ndërsa asgjë tjetër nuk lëviz. Dy vendet e para janë të Ferrarit me Alonson që kthehet në garë për titull me 123 pikë, në ndjekje të britanikëve të McLaren Hamilton, që me vendin e katërt ngjitet në krye të klasifikimit me 157 pikë dhe Button me 143.
Vendi i fundit i podiumit është për Vettel, që qendron në vendin e katërt të renditjes për pilotë, duke mbajtur pas Alonson. Zhgënjen sërisht Michael Schumacher me vendin 9 në Gjermani, ndërsa Mercedes ka hequr dorë nga titulli pasi edhe Rosberg nuk shkon më shumë se një vend para kolegut të skuderisë. Me këtë sukses Ferrari bën të shpresojë për një pjesë të dytë sezoni në nivele të larta, ndërsa dopieta e mban në vendin e tretë 66 pikë larg Red Bull, në klasifikimin për konstruktorë.
Eno Skarço < I mëparshmi