E Diel, 1 Nëntor 2026

35-vjetori i krijimit të degës së PD në Kavajë, Berisha: Po aq të vendosur për të përmbysur diktaturën e dytë

Në 35-vjetorin e krijimit të degës së PD-së në Kavajë, kryedemokrati Sali Berisha tha se misioni i kësaj partie nuk ka ndryshuar.

Ai akuzoi mazhorancën socialiste për cenim të pluralizmit, teksa shtoi se PD nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Ai përsëriti edhe njëherë akuzat për parregullsi zgjedhore në zgjidhjet e 11 majit.

“Sot Partia Demokratike vjen në këtë 35 vjetor, ju garantoj unë, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sot Partia Demokratike ja doli. Ja doli me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e demokratëve, jo vetëm të qëndrojë e fuqishme, por të mbrojë votën e shqiptarëve. Sot në të katër anët e vendit, në të katër anët e botës, është qartësuar se Edi Rama vodhi votën, se Edi Rama s’bëri zgjedhje, por farsë elektorale”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, Kavaja është simbol i lirisë dhe themel i pluralizmit shqiptar.

“Kavaja është simboli i njerëzve të lirë, i njerëzve që besojnë në vlerat më të larta, hyjnore dhe njerëzore, tek liria, Zoti, familja, Shqipëria. Ne mblidhemi sot në 35 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Kavajë. Në të vërtetë, Partia Demokratike degë dega Kavajë formalisht u themelua nga me datën 17 dhjetor 1990 në darkë vonë, duke u gdhirë 18. Por e vërteta është se ishte Kavaja, ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës dhe grupeve antikomuniste të saj që u hodhën themelet e pluralizmit, që u bënë inspirim për lëvizjen studentore”, theksoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›