E Shtunë, 31 Tetor 2026

350 te rinj nga Bushati i bashkohen PD-se ne Shkoder

350 te rinj nga komuna e Bushatit ne Shkoder i jane bashkuar vetem gjate nje dite forumit rinor te Partise Demkratike, duke e konsideruar kete si nje event qe i jep me teper force fitores se koalicionit te djathte ne zgjedhjet e 23 qershorit .Ne ceremonine e organizuar me kete rast kane qene te pranishem kreu i forumit rinor demokrat Gerti Bogdani, deputeti i zones Gjoke Uldedaj si dhe perfaqsues te kesaj force politike ne qarkun e shkodres, duke hapur ne kete menyre edhe fushaten elektorale per zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i komunes se Bushatit Zef Hila, ka falenderuar kryeministrin Berisha per investimet ne kete komune si dhe deputetin Uldedaj per angazhimin tij te drejtperdrejte per te kthyer ne realitet premtimet e dhena qe aktualisht reflektohen ne kete komune.Per deputetin Gjoke Uldedaj, Partia Demokratike nje koalicionin te pathyeshem me te rinjte,qe jane baza e nje fitoreje te zgjedhjet e 23 qershorit dhe kjo sipas tij jane nje garanci qe asnje force politike nuk e ka.
Te rinjte jane e tashmja dhe e ardhmja e Partise Demokratike, u shpreh gjate fjales se tij kryetari i forumit rinor te parties demokratike te Shqiperise Gerti Bogdani i cili e cilesuar koalicionin e ri te te majteve te vaket perballe vrullit te te rinjve qe duan dhe perkrahin Partine Demokratike.
Te rinjve e Bushatit qe i jane bashkuar Partise Demokratike kane dhene sinjalin e fitores se kesaj force politike ne zgjedhjet e 23 Qershorit,besimin ndaj kryeminstrit Berisha, si e vetmja alternative qe i jep akses te rinjve te jene pjese e vendimmarrjes, intergrimit dhe punesimit te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›