PD akuza Rames per 21 janarin

“Dy ditët e fundit, Edi Rama e dëshmoi fare qartë me sqarimin e detyruar që nxitoi të bëj për 21 Janarin, se puçi i dështuar i 21 Janarit nuk është për të një çështje drejtësie, parimi, apo morali por është vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së tij”- kështu është shprehu në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi.
Sipas saj ai provoi dhe njëherë, se pasi dështoi në marrjen e pushtetit me dhunë, deshtoi totalisht dhe në manipulimin e neveriteshëm të tij.
“Faktoi se shamia në surrate nga familjarët e viktimave nuk do ti shqitet ndonjëherë atij, gjersa drejtësia shqiptare të thotë fjalën e saj për të si nje organizator të dhunës për pushtet në të cilën humbën jetën katër viktima të sjella prej tij për të përmbysur qeverinë me dhunë”.
Me deklaratën e tij të djeshme ai I faktoi haptas shqiptareve se i vetmi manipulator i kësaj ngjarje fatkeqe, është Edi Rama- vijoi Vorpsi.
“Ai e nisi me manipulim, duke i përdorur dhe mashtruar njerëzit se do merrte pushtetin me dhunë, pastaj organizoi kortezhe mortore për përfitime politik!
Manipuloi më pas me dhimbjen e familjarëve duke e përdorur si pjesë të strategjisë së tij elektorale. Përdori mediat e tij! Manipuloi sa mundi dhe kë mundi!!!Dhe sot, ankohet se po manipulohet me emocionet e 21 Janarit.
I gjithë reagimi, që akuzon Ramën për këtë lojë politike, gjëndet në median e tij, në facebookun e tij, në tëitterin e tij. Pjesa dërrmuese e atyre që ndjejnë sekëlldi ndaj lojës politike të z.Rama, janë socialistë. Edhe familjarët e viktimave, janë pjesë e këtij reagimi.
Kush i manipulon socialistët? Kush e manipulon faqen e facebook-ut të Edi Ramës? Ka vetëm një manipulues dhe një fabrikë manipulimi. Eshtë Edi Rama dhe dhoma e tij mavi e ndenjes”- theksoi zëdhënësja e PD-së.
Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të mos ndikohet nga përpjekjet për manipulim të z.Rama, dhe të ushtrojë në mënyrë të pavarur pushtetin e saj për të dhënë drejtësi mbi organizatorët, sponsorizuesit dhe autorët e dhunës së 21 Janarit që kishte si qëllim marrjen e dhunshme të pushtetit nga Edi Rama dhe neobllokmenët e tij!