E Shtunë, 31 Tetor 2026

37-vjeçari i ve flakën vetes

Një 37 vjeçar nga Inxhikova e Shkupit mbrëmë para mesnate është vetëdjegur me benzinë nga e cila janë lënduar edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur 10 minuta para mesnate, kur 37 vjeçari me inicialet T.G nga fshati Inxhikovë është lyer me benzinë dhe i kanë vënë flakën vetes.
Më pas zjarri është përfshirë dhe ka lënduar edhe gruan dhë dy fëmijët e tij.

Gjithçka ka nisur pas një debati me bashkëshortne e tij dhe më pas ka dalur në tarracën e shtëpisë dhe është përfshirë nga flakët.

Nuk ka informacione mbi gjenden shëndetësore të 37-vjeçarit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›