E Diel, 1 Nëntor 2026

38 të vdekur nga zjarri në një spital psikiatrik në Moskë

Në një spital psikiatrik në periferi të Moskës 38 persona kanë vdekur, pas një zjarri që shpërtheu të premten në mëngjes, bëri të ditur Ministria ruse e Situatave Emergjente.

Dy viktima thuhet se ishin punonjës shëndetëor të spitalit në qytezën Ramenshkoye, i cili u shkrumbua nga flakët.

Ministria njoftoi se medikamentet që kanë marr pacientët e spitalit para gjumit, mund të jetë shkaku kryesor përse kaq shumë veta humbën jetën në këtë incident, dhe vetëm një motër medicinale e dy pacientë shpëtuan.

Kjo terapi e pacientëve, sipas ministrisë, ndikon që pacientët të flenë gjumë pasi u shkakton disorientim, andaj arsyeton se ky mund të jetë shkaku pse s’kanë mundur të ikin nga flakët.

Vetëm 12 trupa të pajetë janë gjetur pas zjarrit, të cilin nuk dihet ende se si u shkaktua.

Policia megjithatë dyshon se problem elektrik mund ketë ndez flakët. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›