E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti i Ramadan Mujës, reagon gjyqtari Mikula

Gjyqtari kryesues i EULEX-it në rastin e Ramadan Mujës, kryetarit të Prizrenit dhe të tjerëve, dëshiron t’i demantojë raportimet e mediave lidhur me seancën dëgjimore të mbajtur më 25 prill 2013 në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Gjyqtari konsideron se mediat kanë dhënë informacione të shtrembëruara lidhur me seancën e dytë dëgjimore të mbajtur dje për këtë rast.

Ndryshe nga se raportojnë mediat, gjyqtari kryesues Vladimir Mikula, i ka refuzuar të gjitha kërkesat për hedhjen poshtë të padisë dhe ky vendim i është dorëzuar të gjitha palëve në këtë rast. Avokatët mbrojtës të akuzuarve kanë paralajmëruar ankesa kundër vendimit të nxjerrë nga gjyqtari kryesues.

Vazhdimi i seancës së dytë dëgjimore për këtë rast është caktuar për 28 maj 2013./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›