Arrestohet shqiptari 54 vjeç, abuzonte me të bijat

Një 54 vjeçar shqiptar është arrestuar në Hania të Kretës në Greqisë, për abuzim me dy vajzat e tij të mitura dhe për dhunë në familje.
54 vjeçari nga Shqipëria u arrestua pas akuzave se ka abuzuar seksualisht dy vajzat e tij 11 dhe 16 vjeç dhe ka rrahur djalin e tij 20 vjeç.
Veprimet i 54 vjeçarit janë zbuluar kur vajza e tij më e madhe iu ka treguar shoqeve të saj situatën që përjetonin në familje, ajo, motra dhe vëllai.
Vajza më pas ka denoncuar në polici, duke thënë se së bashku me motrën janë abuzuar sistematikisht.
Hetimet paraprake pas arrestimit zbuluan se 54 vjeçari rrihte edhe të birin 20 vjeçar ndonjëherë edhe në prani të nënës 49 vjeçare.
Sot i arrestuari u dërgua në prokurori, ndërsa fëmijët do të marrin ndihmë psikologjike./Indeksonline/