E Diel, 1 Nëntor 2026

38 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës, homazhe në Kukës në kujtim të poetit disident

10 gushti shënon 38-vjetorin e ekzekutimit të poetit disident Havzi Nela, i varur në litar në qendër të Kukësit.

Poeti dhe mësuesi, i dënuar nga regjimi komunist për qëndrimet e tij kundër diktaturës, u ekzekutua publikisht. Një ngjarje e rëndë e ngulitur në kujtesën e atyre që përjetuan atë ditë.

Figura e Havzi Nelës nderohet si simbol i qëndresës dhe i sakrificës për lirinë e fjalës. Vargjet e tij, të shkruara edhe gjatë viteve të burgimit, janë një dëshmi e vuajtjeve dhe përndjekjes që përjetuan kundërshtarët e regjimit komunist.

Në këtë përvjetor, përfaqësues të opozitës zhvilluan homazhe pranë bustit të Havzi Nelës, pranë gjimnazit që mban emrin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›