E Martë, 3 Nëntor 2026

“3D”, Curri-Haklajt: Bardhi iku. Pse nuk i përjashtoni ata që se njohin Bashën?

Partia Demokratike po e gjen veten të dyzuar në grupe me bindje të njëjta politike, por me liderë të ndryshëm, të cilët po heqin edhe të “ndryshmit” e tjerë brenda grupit.

Skena e emisionit “3D” u kthye të enjten në një arenë debati mes ish-deputetit demokrat, Azgan Haklaj, dhe analistit Arjan Curri.

Si nxitje shërbeu vendimi i së hënës i PD-së zyrtare për të përjashtuar Gazment Bardhin nga radhët e demokratëve “për shkelje të njëpasnjëshme” ndaj vendimeve të organeve kolegjiale.

“Mendimi im është që duhet t’i përjashtoni të gjithë. Keni emra si Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Saimir Koreshi, që është i flakët kundër Bashës. Kot i mbani aty… I bie sikur keni inat Gazment Bardhin dhe këta po i mbani me hatër,” u shpreh z. Curri me ironi.

Z. Haklaj, mbështetës i linjës së kryetarit të rikonfirmuar, Lulzim Basha, i doli në mbrojtje vendimit të kryesisë dhe propozoi sanksionimin edhe të deputetit tjetër demokrat, Agron Gjekmarkajt.

“Gjekmarkaj thotë jam mbi palët, por ai s’është palë. Ka qenë nënkryetar i PD-së, ka dhënë dorëheqjen nga përgjegjësia, në emër të së cilës ka marrë edhe mandatin e deputetit, dhe sulmon PD-në nga pozitat e nënkryetarit të parlamentit, që po ashtu e ka marrë si rezultat i qenies në PD. Gjuan si Mato Gruda. Unë kam propozuar të përjashtohet,” tha z. Haklaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›