4 HEC-e ne shitje miratohet p/ligji ne Komisionin e Ekonomise

Komisioni per Ekonomine dhe Financat ka miratuar projektligjin Per krijimin e shoqerive HEC Ulez - Shkopet sh.a. HEC Tirane Lanabregas sh.a. dhe HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a. dhe percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerive HEC Ulez - Shkopet sh.a. dhe HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a. qe do te thote se keto hidrocentrale jane gati per tu privatizuara. Pasi ky projektligj te miratohet dhe ne Kuvend kjo do te thote se keto hidrocentrale mund te shiten. HEC Tirane Lanabregas nuk eshte ne shitje.
Projektligji eshte miratuar me votat e anetareve te maxhorances ndersa nga anetaret e opozites ka qene i pranishem ne mbledhje deputeti Andis Harasni por qe eshte larguar para se projektligji te kaloi per miratim. Kreu i PS-se Edi Rama eshte shprehur sot se nuk do ti njohe keto privatizime dhe nese vjen ne pushtet do ti zmbrapse.
Aktualisht keto hidrocentrale jane pjese e kapitalit te KESH-it sh.a dy prej te cilave te vendosura ne lumin Mat Ulez dhe Shkopet dy te tjera ne lumin Bistrice Bistrica 1 dhe 2 dhe hidrocentrali i Lanabregasit ne lumin e Tiranes. Fuqia e instaluar e ketyre hidrocentraleve eshte 82 M qe perben rreth 6 te fuqise totale te instaluar qe administrohet nga KESH sh.a.