Rrembehet gruaja shtatzene e kreut te Bashkise se Kavajes

Gruaja e kryebashkiakut te ri te Bashkise se Kavajes Elvis Rroshi eshte rrembyer nga persona ende te paidentifikuar mbremjen e se martes. Burime nga policia bejne te ditur se rrembimi u krye nga dy persona prane stadiumit Dinamo ne Tirane.
Nga te dhenat e para rezulton se gruaja ishte shtatzene dhe se gjate rrembimit ajo ka deshtuar edhe femijen. Burimet shprehen te rezervuara lidhur me detajet nderkohe qe dyshohet se ky ka qene edhe qellimi i rrembimit te saj.
Behet e ditur se Rroshi ka qene jashte shtetit ne kohen qe ka ndodhur ngjarja dhe eshte kthyer menjehere pasi ka mesuar nga te afermit cfare i ka ndodhur bashkeshortes. Te dy ata po i nenshtrohen marrjes ne pyetje nga policia. Organet e drejtesise kane qene shume te rezervuara lidhur me kete ngjarje duke mos pranuar te japin asnje detaj.
Redaksia Online