4 ish-të përndjekurit e Spaçit, Skënder Tufa: Berisha tu ngrejë lapidarë
Tiranë- Përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë kanë zhvilluar sot një tubim paqësor para parlamentit ku i kanë kërkuar kryeministrit Sali Berisha të ngrejë lapidarë për katër ish-të dënuar politikë që humbën jetën gjatë revoltës në burgun e Spaçit.
Ata ripërsëritën akuzat mbi qeverinë se ka lënë pas dore këtë kategori personash duke e cilësuar kryeministrin “si një njëri që ka frikë nga heronjtë”.
Këta heronj të cilët me gjakun e tyre synuan në historinë e këtij vendi atë, që politika e sotme e këtij vendi po e injoron, po e fyen, po e diskriminon. Katër të burgosurit politik të Spaçit, që janë ekzekutuar në revoltë të 73-shit, edhe sot mbas 40 vjetësh nuk kanë një varrë.
Dhe për këtë Kryeministri ynë i nderuar është kujdesur, që të fshijë letrat dhe të mos gjendet varri i këtyre heronjve, sepse ai ka frikë nga heronjtë. Ne gjithashtu krenohemi edhe me një hero tjeter, heroin e demokracisë i cili është Lirak Bejko, tha Skënder Tufa.