E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himara, ZMK-ja ankesë zyrtare Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare

studentet-Himara-1Tiranë- Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit i është drejtuar me një ankesë zyrtare Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për Kompaninë e Sigurimeve SIGMA për mosdëmshpërblim të familjarëve të viktimave dhe studenteve të mbijetuara të Tragjedisë së Himarës

Në letër thuhet:

“Nr.Prot. 30506.1

Drejtuar: Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare – AMF
Dërgon: Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve
Subjekti: Ankesë për Kompaninë e Sigurimeve SIGMA
Data: Dt. 6 Maj 2013, Tiranë

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve Ju paraqet këtë ankesë te paraqitur nga:
1. LIRI HASA
2. ERISELDA GUBERE
3. ENKELA DAJA
4. BESJANA XHENETI
5. SHEGUSHE HAKA
6. ALMA DEDA
7. GRISELDA ZENELI
8. TICIANA DIKA(HYSA)
9. JULIANA KUQI
10. ADJOLA MUSAKU
11. ADISA CELA
12. KALTRA POLLOZHANI
13. DORIANA KUMRIJA

ndaj Kompanisë së Sigurimeve SIGMA SH.A. për mos kryerje të dëmshpërblimit ndaj studentëve të aksidentuar një vit më parë në 21 Maj 2012 në aksidentin e Himarës vendi i quajtur Qafa e Vishes, prane Vunoit, aksi kombetar Vlore-Himare.

Ne 11 Prill 2013, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK organizoi nje konsultim te hapur me studente te mbijetuara te aksidentit te Himares dhe prinder te tyre me perfaqesues te Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare ne lidhje me mosdemshperblimin nga Kompania e Sigurimeve SIGMA sh.a.

Takimi u realizua ne sallen e mbledhjeve te Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare me perfaqesues nga disa departamente te AMF, me studente te mbijetuara te aksidentit te Himares dhe prinder te tyre te cilet perfaqesoheshin nga Av. Altin Goxhaj, Drejtor i ZMK.

Av. Altin Goxhaj paraqiti situaten e krijuar te braktisjes se studenteve nga kompania e sigurimeve SIGMA SH.A. te cilet u kujtuan per viktimat e aksidentit vetem 24 ore pas reagimit te tyre publik 2 dite me pare. Shuma e vene ne dispozicion nje dite mete pare per disa studente nga kompania SIGMA rezulton te jete ne kundershtim me procedurat dhe rregullat ligjore qe percaktojne rastet e demshperblimeve pasi sipas ligjit kjo mund te ndodhe vetem pasi eshte marre ne konsiderate vleresimi i plote i dosjes se gjithsecilit nderkohe qe dosjet ende nuk jane te plotesuara me te gjithe dokumentacionin e nevojshem dhe jo per faj te studenteve. Shuma e ofruar ne fakt deri tani per disa studente eshte shume larg pritshmerive te deklaruara nje vit me pare dhe nga ana tjeter sjellja e perfaqesuesve te kompanise ka qene arrogante dhe aspakt etike. Informimi i pare per disa studente ka qene jashte procedures dhe i pabazuar ne nje tabele shumatore dhe duke mosdeklaruar asnje formule ashtu sic e parashikon edhe ligji. Nderkohe qe nje numer studentesh vazhdojne te marrin mjekime, vleresimi financiar per to ende nuk dihet. Sipas ligjit, familjaret e viktimave te vrara ne aksidentin e Himares, dhe vete studentet e mbijetuar duhet te kompensohen te gjithe bashke me nje shume 150 milione leke nderkohe qe te dhenat e para tregojne qe SIGMA po perpiqet te jape nje shume minimale dhe larg detyrimeve ligjore te cilat i pranoi publikisht 1 vit me pare dy dite pas ndodhjes se aksidentit tragjik te Himares.

Nga ana juaj perfaqesuesit e departamenteve te AMF pasi shprehen keqardhjen e tyre per ngjarjen e rende te ndodhur nje vit me pare dhe solidaritetin e tyre njerezor me te mbijetuarit e aksidentit tragjik, njoftuan studentetet se qe prej 24 oresh ky Autoritet eshte vene ne levizje nga ankesa e paraprake e ZMKse dhe ata kane marre 24 ore me pare nje takim informues me perfaqesues te Kompanise SIGMA. Perfaqesuesit e AMF deklaruan se ky Autoritet ka ngritur me urgjence nje grup pune per shqyrtimin e rastit dhe garantuan ZMK dhe studentet dhe familjaret e tyre qe AMF do te shqyrtoje te gjithe proceduren dhe do te beje nje vleresim te te gjithe praktikes se ndjekur nga ana e Kompanise SIGMA sh.a. dhe i garantuan te pranishmit se AMF sdo te lejoje shkeljen e te drejtave te tyre nga ana e Kompanise se Sigurimeve SIGMA sh.a

Studentet dhe prinderit e tyre falenderuan perfaqesuesit e AMF per gadishmerine dhe angazhimin e tyre paraqiten disa pyetje dhe qendrime te tyre duke iu referuar sjelljes etike te perfaqesuesve te kompanise, zvarritjes se trajtimit te rastit te tyre, mungesen e informacionit nga ana e kompanise, indiferencen dhe mosdakortesine e tyre me njoftimin e nje dite me pare per shuma minimale dhe jashte cdo standardi ligjor, i kerkuan perfaqesuesve te AMFse qe te ndjekin me perparesi ceshtjen e tyre. Ata informuan autoritetet per paqartesite dhe mungesen e informacionit qe kishin ne raport me menyres se si po e trajtonte kompania rastin e tyre.

Ne fund u la qe ZMK ne konsultim me studentet dhe prinderit e tyre te formulonte nje ankese zyrtare ne te cilen do te paraqiteshin ne menyre te hollesishme te gjitha pretendimet e paleve.

Per kete arsye ZMK organizoi ne Elbasan nje seance paraprake informuese dhe konsultuese per plotesimin e dosjes se ankeses drejtuar AMF.

Si me poshte bashkengjitur keni ankesen e 13 studenteve te mbijetuar te aksidentit e Himares.

ZMK Ju kujton se ka kaluar tashme 1 muaj dhe ende nuk ka nje ndryshim qendrimi nga ana e Kompanise SIGMA.

ZMK Ju kujton se ne 21 Maj 2013 do te organizohet nje proteste masive nga studentet dhe familjaret e viktimave te aksidentit te Himares perfshi edhe nje solidaritet me studentet e Universitetit Aleksander Xhuvani te Elbasanit dhe nga nje koalicion i shoqerise civile i thirrur nga Keshilli Rinor Shqiptar.

Ne jemi ne pritje te reagimit te AMF si institucioni qe e ka detyre dhe mision ligjor mbrojtjen e interesit te konsumatoreve te abuzuar nga kompanite e sigurimeve.

Me respekt
Av. Altin Goxhaj
Drejtor i ZMK

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›