E Martë, 3 Nëntor 2026

4 orë në SPAK, Malltezi: Prokurorët janë në konflikt interesi. Procesi ndaj meje me urdhër politik

Për 4 orë rresht, Jamarbër Malltezi i ka dhënë përgjigje pyetjeve të prokurorëve të SPAK lidhur me hetimin ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

I shoqëruar nga policia për t’u dërguar sërish në banesën e tij ku ndodhet nën arrest shtëpie, Malltezi sulmoi prokurorët ku tha se janë në konflikt interesi.

Ai tha para gazetarëve se urdhri është politik dhe se SPAK nuk pranon dokumente që nuk asnjë dëm në financat publike.

“SPAK-u ka refuzuar të pranojë CD-të me këto dokumente. Ka refuzuar ekspertizën kontabël gjë që i vë në pozitë jo të mirë. Në fund fare ka dalë se pas gjithë procesit nuk ka asnjë dëm në financat publike.  Nuk ka vepër penale të korrupsionit sepse nuk kam qenë asnjë herë zyrtar, por urdhri politik është urdhër politik. Kur thua se ka pasur pastrim parash por nuk pranon ekspertizën kontabël tregon shumë për urdhrin që ke marrë.  Prokurorët vetë janë në konflikt interesi sepse Millonai është nga Elbasani e promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kanë mbi tre vite hetime. Ka pasur urdhra politik nga Edi Rama,”, tha Malltezi.

Të njëjtin qëndrim për vendime politike pas pyetjeve në SPAK mbajti një ditë më parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›