4 pjesëtarë të shërbimit iranian vriten nga sulmet izraelite

Dy anëtarë të tjerë të ushtrisë iraniane kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të pësuara gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Sipas mediave shtetërore, bëhet e ditur se numri i të vdekurve si pasojë e këtyre sulmeve ka shkuar në katër persona, të cilët janë pjesë e ushtrisë dhe shërbimit iranian.
Referuar agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, katër personat e mbetur të vdekur punonin për mbrojtjen ajrore të ushtrisë iraniane.
Sulmet e Izraelit mbi Iranin erdhën si hakmarrje e parashikuar ndaj një breshërisë raketore balistike të nisur nga Teherani në fillim të këtij muaji.
Izraeli tha se goditi objektivat ushtarake, të cilat nuk përfshinin infrastrukturën energjetike, ku sulmet kanë qenë të kufizuara duke u përqendruar në objektet ushtarake.
Izraeli dhe Irani, dy fuqi rajonale, kanë qenë prej kohësh shtete armike, por tensionet janë ndezur më tej nga luftërat e Izraelit kundër grupeve militante të mbështetura nga Teherani në Gazë dhe Liban.
/rtsh.al/