E Diel, 1 Nëntor 2026

4 sfidat me Suedinë, bilanci: 1X2Historia futbollistike na ka afruar katër përballje me Suedine, tre zyrtare dhe nje miqësore

Publikoje ne:

Kundër Suedisë, historia futbollistike na ka afruar katër përballje, përfshirë ndeshjet zyrtare (3) e miqësore (1). Bilanci: 1 fitore, 1 barazim e dy humbje. Ndeshja e 14 tetorit eshte e pesta.

FITORJA
Shqipëria ka fituar vetëm një herë në miqësoren e zhvilluar në Tiranë 2-1 (18.02.2004) kur atëherë Kombetarja drejtohej nga gjermani Hans-Peter Brigel.

BARAZIMI
Barazimi 0-0 i përket këtyre eliminatoreve (Botërori 2010) dhe është arritur nga trajneri Ari Han.

HUMBJET
Dy humbjet i përkasin eliminatoreve të Kupës së Botës “Italia 1990”: 1-2 (05.11.1988, në Tiranë) dhe 3-1 (08.10.1989, në Suedi), dhe në të dyja ndeshjet trajner ka qenë Shyqyri Rreli.

4 NDESHJET ME SUEDINË

ZYRTARE

05.11.1988
Tr. Shyqyri Rreli
Shqipëri-Suedi 1-2
(El.Kupa e Botës 1990)

08.10.1989
Tr.: Shyqyri Rreli
Suedi-Shqipëri 3-1
(El.Kupa e Botës 1990)

06.09.2008
Tr.: Ari Han
Suedi-Shqipëri 0-0
(El.Kupa e Botës 2010)

MIQËSORE

18.02.2004
Tr.: Hans P.Brigel
Shqipëri-Suedi 2-1
(Miqësore)

Bilanci: 4 takime; 1 fitore, 1 barazim, 2 humbje. Golat: 4-6

  E Merkure, 30 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›