Kupa e Shqipërisë, Turi 2 El. Vlora-Delvina 5-3Vlora në turin e parë eliminator eliminoi Këlcyrën

Publikoje ne:
Bollëk i pafundëm golash në derbin bregdetar Vlora-Delvina (5-3), në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, Grupi i Jugut.
Një listë e gjatë golashënuesish nga të dy ekipet fqinje. Skënderaj (4’), Sheremeti (20’), Mone (24’), Serjani (52’) e Haziraj (83’) realizuan për skuadrën vlonjate të drejtuar nga Rrapo Taho.
Ymeri (22’), portieri Sallari (56’, 11-m) dhe Mehmeti (59’) shënuan për delvinjotët e teknikut Arjan Guga.
Vlora në turin e parë eliminator eliminoi Këlcyrën (2-1).
Grupi i Jugut
Vlora-Delvina 5-3
4’ Skënderaj, 20’ Sheremeti, 24’ Mone, 52’ Serjani, 83 Haziraj/ 22’ Ymeri, 56’ Sallari (11-m), 59 ‘Mehmeti
E Merkure, 30 Shtator 2009