E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria U-17, na mund dhe LuksemburguKuqezinjte e vegjel pësuan humbjen e tretë për eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 2010 në po aq ndeshje.

Publikoje ne:

Edhe pse kryesoi 2-0 deri në minutën e 72-të – vetëm 8 minuta përpara se të përfundonte takimi – Shqipëria U-17 humbi 3-2 me Luksemburgun, duke pësuar humbjen e tretë për eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 2010 në po aq ndeshje.

Sulmuesi i Interit U-17, Fabio Hoxha, shënoi për Shqipërinë në minutën e 25-të, duke shënuar edhe golin e parë të kuqezinjve në këto eliminatore. Hoxha ekzekutoi një goditje këndi, dhe aty Benkert Abdija – luan në Itali me Sienën U-17 -  shënoi golin e dytë për formacionin tonë të drejtuar nga Ardian Mema. Gjatë gjithë takimit pati në pafundësi rastesh për Shqipërinë, por të pa konkretizuara për gol

Kur duheshin edhe tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt – ndeshjet e moshës U-17 luhen nga 40 minuta çdo pjesë, 80 minuta në total – nisi dhe rrebeshi luksemburgas. Muslji (72’), Bastos (75’) e Moro (80’+1) përmbysën gjithçka duke firmosur fitoren e Luksemburgut.

Në dy takimet e para Kombëtarja jonë kishte humbur 5-0 me Hungarinë dhe 3-0 me Sllovakinë. Hungaria fitoi 1-0 me Sllovakinë, duke zënë vendin e parë në grupin 11. Gjithsesi, si Hungaria ashtu dhe Sllovakia u kualifikuan për në Elite Rounde, turi pasardhës.

Kampionati Europian U-17 2010
Eliminatoret
Grupi 11

25.09.2009, ora 17:30
Hungari-Shqipëri 5-0

27.09.2009, ora 17:30
Shqipëri-Sllovaki 0-3

30.09.2009, ora 17:30
Shqipëri-Luksemburg 3-2

  E Merkure, 30 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›