Irani paralajmëron Hamasin
Teheran - Irani e ka paralajmëruar Hamasin për sulmet e reja që ka bërë kundër Izraelit. Një delegacion i kryesuar nga Halid Meshal, lideri politik i Hamasit, zhvillon takime në Teheran. Lideri shpirtëror i Iranit Ali Mamanej, i tha Meshalit se lufta në Gaza nuk ka mbaruar ende, Izraeli vazhdon luftën psikologjike, Hamasi duhet të jetë i gatshëm ndaj çdo lloj mundësie, përfshi këtu edhe luftën.
Edhe Meshal e falënderoi Iranin për mbështetjen financiare dhe politike dhe shtoi se objektivi më i madh për Hamasin është që të heqë bllokadën që zbaton Izraeli në Gaza, dhe për këtë do të shtojnë edhe përpjekjet diplomatike.
Izraeli Iranin e akuzon për furnizimin e Hamasit me armë. Ndërsa Irani mbrohet duke thënë se Hamasin e mbështet vetëm nga pikëpamja financiare, morale dhe humanitare.