E Diel, 1 Nëntor 2026

4 vjet Kushtetutë e Kosovës, Thaci: Mundësoi rivendosjen e ekzistencës kombëtare

PRISHTINË- Sot është Dita e Kushtetutës së Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi, e ka vlerësuar 9 prillin si një ndër datat më të rëndësishme të themelimit të Republikës së Kosovës.

“Miratimi i Kushtetutës mundësoi rivendosjen e ekzistencës sonë kombëtare, duke na mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik”,- thuhet ndër të tjera në mesazhin e kryeministrit të Kosovës.

Në katër vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës institucionet e vendit thonë se amandamentimin i saj është i domosdoshëm, me qëllim të forcimit të shtetit. Ndërsa njohësit e çështjeve Kushtetuese thonë se nuk duhet nxituar me ndryshimet. Ata thonë se gjatë këtyre katër viteve Kushtetuta nuk ka gjetur zbatim të plotë. Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës, gjendja në veri të Kosovës mbetet e pazgjidhur. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›