E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthen një bombë në mjediset e një ministrie

ATHINË- Një bombë artizanale shpërtheu sot në orët e para të mëngjesit para ambjenteve të Ministrisë greke të Administrimit pranë qendrës së Athinës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, bëri të ditur një burim policor.

Shpërthimi ndodhi në orën lokale 01:52 para ambjenteve të ministrisë duke shkaktuar një zjarr të konsiderueshëm që shkaktoi dëme serioze në katin përdhes të ndërtesës, sipas të njëjtit burim.

Atentatet me lëndë shpërthyese kanë qenë të shpeshta në Greqi kohët e fundit dhe policia fajëson lëvizjen anti-autoritare lokale, aktualisht aktive kundër masave shtrënguese të vendosura në vend në këmbim të kredive ndërkombëtare. Ata zakonisht kanë si shënjestër ndërtesat publike, bankat, përfaqësitë diplomatike apo shoqëritë e huaja.

Ministria e Administrimit, Dimitris Reppas ka njoftuar së fundi një sërë masash për reduktimin e numrit të funksionarëve, kërkuar nga kreditorët e vendit.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›