Mandati i PS, Bardhi: Nuk shkoj në Parlament. Alibeaj: Jep dorëheqjen
TIRANE- Kryebashkiaku i Fushë-Krujës, Gjon Bardhi e quan lojë politike sagën e zëvendësimit të ish-deputetes socialiste, Rudina Seserit. Në një intervistë për “AS”, ai akuzoi dje mazhorancën se po e përdor këtë çështje për të lënë opozitën me një votë mangut deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. “Nuk e shqetëson shumë znj.Topalli do jetë Gjon Bardhi apo Edison Konomi deputet i parlamentit, por mendoj që është një lojë politike, një zvarritje, tërheqje vëmendje apo një shfrytëzim që duan të bëjnë për ligje të rëndësishme apo për zgjedhjen e presidentit. Për mua është shkelje e kushtetutës që bën zonja Topalli apo kuvendi i Shqipërisë duke ushtruar detyrat e tyre kur Kushtetuta thotë që Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, ndërkohë që votohen, miratohen ligje apo vendime të rëndësishme me 139 të zyrtarizuar”, - tha Bardhi. Ai shtoi gjithashtu se nuk do të heqë dorë nga mandati i tij si kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës. “Unë do qëndroj. Është e drejta ime. Jam i çertifikuar zyrtarisht nga të gjitha institucionet kushtetuese për të qenë kryetar i bashkisë së Fushë Krujës”, -tha ai. Ndërkohë mazhoranca e shikon këtë çështje në një tjetër këndvështrim. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha po dje për AS se Gjon Bardhi duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës dhe më pas të bëj ç’të dojë me mandatin e deputetit.
“Mund të kesh lëshuar akte. Mund të të jenë marrë nën forcë, nën im- Kryebashkiaku i Fushë-Krujës, Gjon Bardhi e quan lojë politike sagën e zëvendësimit të ish-deputetes socialiste, Rudina Seserit. Në një intervistë për “AS”, ai akuzoi dje mazhorancën se po e përdor këtë çështje për të lënë opozitën me një votë mangut deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. “Nuk e shqetëson shumë znj.Topalli do jetë Gjon Bardhi apo Edison Konomi deputet i parlamentit, por mendoj që është një lojë politike, një zvarritje, tërheqje vëmendje apo një shfrytëzim që duan të bëjnë për ligje të rëndësishme apo për zgjedhjen e presidentit. Për mua është shkelje e kushtetutës që bën zonja Topalli apo kuvendi i Shqipërisë duke ushtruar detyrat e tyre kur Kushtetuta thotë që parponim, akte për heqje dorë, por kurrsesi nuk përbëjnë shkak për heqje mandati. Kjo do të thotë se është i destinuar Gjon Bardhi për të qenë deputet. Veç kësaj, para këtij akti, do duhet të bëjë po ai dhe heqjen dorë nga mandatI që ka marrë si kryetar i bashkisë së Fushë Krujës”, - tha Alibeaj.
Sipas tij, 30 ditët që neni 164 i kodit zgjedhor parashikon për të humbur mandatin nisin pikërisht nga momenti betimit në Kuvend. “Duhet të bëjë paraprakisht dorëheqjen si kryetar i njësisë se qeverisjes vendore. Nga ky moment ai mandatohet dhe është i aftë për t’u paraqitur në Kuvend. Pasi bën betimin, mund të mungojë 30 ditë apo të tjera, dhe në këtë rast ndodh që i kalon tjetrit”, - tha Alibeaj.
(ma.ar/GazetaShqiptare/BalkanWeb)