E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 vjet burg per ish-ministrin kroat

Nga Express me 06 dhjetor 2010 ne ora 2004

Nje gjykate ne Kroaci denoi nje ish minister te brendshem me kater vjet burg per nje skeme ne te cilen fondet shteterore u perdoren per te blere kamione ushtarak me cmime te fryra.

I pandehuri Berislav Roncevic dhe nje keshilltar i tij u gjeten fajtor per anulimin e nje tenderi ne vitin 2004 per blerjen e 39 kamioneve ushtarak dhe me pas arriten nje marreveshje per t146i blere ata drejtperdrejt nga furnizuesit me nje kosto me shume se nje milione me te larte nga cmimi i dhene ne tender.

Roncevic eshte nje nga disa zyrtare te larte te qeverise kroate qe perballen me akuza per korrupsion. Qeveria e Zagrebit ka luftuar korrupsionin ndersa kerkon te fitoje mbeshtetjen evropiane per te hyre ne Bashkimin Evropian. /voa/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›