40 çifte birësojnë fëmijë, 9 prej tyre të huaj
Janë 40 çifte që presin të dëgjojnë për herë të dalë nga goja e fëmijës së tyre fjalën nënë dhe baba. Kështu këtyre familjeve do t'u shtohet së shpjeti edhe një pjesëtar, i cili e pse nuk do të ketë të njëjtin gjak ai do të mbajë të njëjtin mbiemër me prindërit e rinj. Por mes tyre kërkesë për të marrë në gjirin e tyre një fëmijë me shtetësi shqiptare janë edhe 9 çifte të huaja. Sipas kryetares së Komitetit Shqiptar të birësimit Teuta Gjokrushi, pohon se këto çifte kanë marrë ok nga ky institucion dhe presin vetëm që të marrin fëmijën që kërkojnë.
Ndërkohë sipas saj kohët e fundit është rritur numri i kërkesave nga çiftet për të birësuar një fëmijë. Pamundësia për të sjellë në jetë një foshnje i ka ndërgjegjsuar ata për të rritur dhe marrë një fëmijë të braktisur.
Por mes këtyre morive të kërkesave ato që mbizotërojnë janë të çiftëve të huaja. Madje jo vetëm kaq, dhe se çiftet që birësojnë më shumë fëmijë shqiptar duke futur në këtë rreth edhe ata që kanë probleme shëndetësore janë çiftet amerikane. E gjitha kjo jep një shpresë, që një fëmijë i braktisur më në fund ka një mundësi për të pasur një nënë dhe një baba, shqiptar apo edhe të huaj.