Më të favorizuarat gjuhët e huaja
07/07/2009 Konkurrimi për shkollën e lartë, maturantët më 10 korrik provën e fundit të garës së pranimeve
Përveç provimeve me zgjedhje arkitektura do ketë konkurs të veçantë në gusht
Kandidatët që kanë përcaktuar për provimet me zgjedhje lëndë të gjuhëve të huaja duket se do të jenë më të favorizuarit për të fituar statusin e studentit për pranimet e vitit të ardhshëm akademik. Shkak për këtë bëhet jo vetëm rritja e kuotave që është përcaktuar për këto programe studimi, por dhe për vetë faktin se lëndët e gjuhëve të huaja hyjnë në garën e pranimeve për në universitet me më shumë degë, por dhe me koeficientë më të lartë. Kjo veçanërisht për degën e anglishtes, e cila rezulton të ketë koeficientin më të lartë, njëlloj si vitin e shkuar. Drejtori i Arsimit Parauniverstar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, ka pohuar dje se koeficientët për degët e gjuhëve të huaja, tek të cilat do të bazohet përllogaritja e pikëve finale për në universitet, janë më të larta sesa koeficientët tashmë të miratuar për degë të tjera të fakulteteve publike. “Janë dy aspekte: aspekti që janë shtuar gjuhët e huaja, dhe e dyta ka tjetër vlerësim në koeficient te gjuhët e huaja. Por anglishtja është më e kërkuara nga fakultetet", - ka pohuar Vejsiu. Aktualisht në të gjitha shkollat e mesme ka nisur procesi i plotësimit të formularit A-2, në të cilin listohen 10 preferencat ku maturanti do të ndjekë shkollën e lartë, proces ky që pritet të përfundojë më datën 10 korrik, që është dhe afati i fundit zyrtar për pranimin e formulave të plotësuar. Ndërsa brenda datës 15 korrik këto të fundit duhet të jenë dërguar përfundimisht në AVA. "Ka 215 drejtime studimi, kjo rëndon vizualisht formularin. Ka emrin, mbiemrin, atësinë, gjeneralitetet dhe numrin e ID, që janë të personalizuara, të prodhuara nga APRIAL, mesatarja që plotëson shkolla, detyrim i shkollës ka dhe preferencat e subjektit", - ka përfunduar Vejsiu. Prova e fundit që u ka mbetur maturantëve për të mbyllur garën e konkurrimit për në universitete mbetet dhënia e dy provimeve me zgjedhje më 10 korrik. Më pas do të nisë faza e seleksionimit të kandidatëve, që sipas kuotave të përcaktuara për çdo program studimi do të kenë mundësinë të shpallen fitues për çdo universitet. Ndonëse kuotat e pranimit ende nuk kanë marrë konfirmimin zyrtar, pohohet se për vitin që vjen më shumë se 22 mijë kandidatë do të kenë mundësinë që të ndjekin studimet e larta universitare në vendin tonë.
Pranimet tek arkitektura për 2009-2010
Testim special për tri faza të caktuara gjatë muajit gusht
Përveç dhënies së provimeve me zgjedhje maturantët që kanë aplikuar për degën e arkitekturës do t’i nënshtrohen edhe testimit special , i cili do të zhvillohet në disa faza të caktuara. Ky i fundit do të jetë vendimtar në përcaktimin e kandidatëve fitues. Kreu i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kacani, ka pohuar: “Konkursi zhvillohet më datat 27, 28 dhe 29 gusht dhe pas kësaj behet vlerësimi. Konkursi parashikon tri rubrika: vizatim në natyrë, vizatim teknik dhe kompozim, që janë specifika të degës së arkitekturës dhe gjithsej janë 65 pikë.” Kuotat e pranimit për këtë degë do të mbeten po në të njëjtat nivele si dhe vitin e shkuar, përkatësisht me 105 vende pranimi.
Tarifat e studimeve për çdo kandidat që do të shpallet fitues do të jenë 30 000 mijë lekë. Kandidatët do të konkurrojnë për tri ditë sipas fushave tashmë të përcaktuara për të marrë pikët e duhura. Seanca e parë është Eksterier ose Interier (25 pikë, 4 orë). Studenti do të vizatojë me dorë të lirë një objekt arkitektonik, interierin ose eksterierin e tij. Kërkohet dhënia e raporteve vëllimore të ndërtesës dhe pjesëve të veçanta të saj. Deformimi që pëson ndërtesa si rezultat i pikës nga e shikojmë, raporti që ka objekti me ambientin përreth tij, si dhe përpunimi i formës dritë-hije. Seanca e dytë është vizatimi teknik (20 pikë, 4 orë). Në këtë seancë janë të rëndësishme njohuritë mbi vizatimin teknik, elemente të gjeometrisë deskriptive, gjeometrisë në plan dhe në hapësirë. Projeksioni i pikës, segmentit, figurave plane dhe trupave gjeometrike. Projeksionet aksonometrike dhe përdorimi i tyre, prerjet e trupave gjeometrikë (prizmi, piramida, cilindri, koni, sfera) me rrafshe dhe pozicione të ndryshme. Seanca e tretë është kompozimi arkitektonik (20 pikë, 4 orë). Kompozim hapësinor - analizë grafike ose konceptim i një modeli tredimensional mbi bazën e disa të dhënave. Kompozim dydimensional - paraqitje grafike dydimensionale me motive gjeometrike abstrakte, ose një ide simbolike në raport me një tematikë të caktuar. Studenti duhet të ketë disa njohuri fillestare mbi simetrinë, asimetrinë, përsëritjen, raportet e vendosjes ndërmjet elementeve si dhe njohuri mbi ngjyrat dhe kombinimet e tyre. Paraqitja e detyrave mund të kërkohet bardhezi ose me ngjyra.