E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 mijë emigrantë hyjnë në Shqipëri për pesë ditë, priten rreth 60 mijë

rilindjeVijon me ritme të larta ardhja e emigrantëve shqiptarë nga Greqia, për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen të dielën e 23 qershorit.

Deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së premte, sipas burimeve në policinë kufitare, kanë hyrë rreth 38 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinjin Greqi.

Të dhënat e siguruara nga sistemi TIMS i policisë kufitare tregojnë qarte së interesimi i emigrantëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës në këto zgjedhje ka qenë si asnjëherë më parë.

Në raport me vitin 2009, numri i emigrantëve që janë kthyer për të votuar është rreth trefish më i lartë.

Dy subjektet e mëdha, PS dhe PD, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë votës së emigracionit, madje Partia Socialiste ka krijuar një Sekretariat të veçantë për Emigracionin, i cili ka zhvilluar një fushatë dyvjeçare me këtë kategori të shoqërisë shqiptare.

Bode nuk hesht deri në minutën e fundit

Burime të sigurta të gazetës Tema kanë raportuar se policia tatimore e Ministrit të Financave, Ridvan Bode, është hedhur në aksion për të bllokuar dhe penguar autokolonën e autobusëve me emigrantë që po kthehen në Shqipëri për të votuar përtej të gjitha parashikimeve të Partisë Demokratike.

Mësohet se policia gri e Bodes është pozicionuar në Qafë Thanë dhe Jegucat nga ku po ndalojnë e kontrollojnë çdo autobus që vjen nga Greqia dhe që sjell emigrantë për të votuar në zgjedhjet e ditës së diel.

Vetë emigrantët kanë raportuar se autobusët janë gjobitur pa kryer asnjë shkelje në dokumentacion apo rregullat e qarkullimit rrugorë, fakt që tregon ankthin që Ministri i Financave në qeverinë e Sali Berishës po përjeton në ditën e fundit të pushtetit.

Energjia e përqendruar e Bodes në pengimin e emigrantëve që vijnë nga Greqia për te votuar mesa duket lidhet me faktin se pjesa dërrmuese e shqiptarëve të emigruar kanë deklaruar nëpër intervista televizive se vijnë për të votuar Partinë Socialiste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›