E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti Mysliman: Votoni për qeverisjen që dëshironi. Ne jemi të paanshëm

Komuniteti-570x300Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dalë me një mesazh në prag të votimeve të ditës së diel.

Në mesazh u bëhet thirrje besimtarëve që të votojnë për qeverisjen që dëshirojnë, në qetësi qytetare.

Po ashtu mesazhi thekson se KMSH nuk përkrah asnjë forcë politike.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës kushtetuese përmes votës së lirë për çdo besimtar dhe qytetar, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ti shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë me të gjithë qytetarët e këtij vendi. Gjykojmë se të gjithë kanë të drejtë të shprehin me votë bindjen për qeverisjen që dëshirojnë, por ajo që ne urojmë dhe inkurajojmë është që kjo bindje të shprehet në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë, thuhet në deklaratë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi, në vazhdimësi ka shprehur paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale, vijon deklarata./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›