E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, dhunohet dhe kërcënohet të mos flasë komisioneri i PS-së

foto5Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Nangë të komunës Bicaj të rrethit të Kukësit, është dhunuar nga 4 bashkëfshatarë të tij me tytë pistolete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dëmtuarit, Petrit Hereni, autorët, militantë të PD-së, e kanë kërcënuar se nëse do të flasësh, do të vrasim.

Policia e Kukësit ende nuk ka dalë në një version zyrtar mbi ngjarje, ndërkohë që komisioneri kërkon që të prangosen autorët./A.Xh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›