E Diel, 1 Nëntor 2026

40 tanke izraelite rrethojnë Khan Younis

Rripi i Gazës - Trupat izraelite kanë depërtuar më thellë në Gazë, në ditën e tretë të ofensivës së tyre nga toka. Njoftimet nga jugu i Gazës flasin për një sulm tjetër izraelit me afro 40 tanke në drejtim të qytetit Khan Younis.
Palestinezët thonë se ka patur përleshje në lindje, në kufi me Izraelin.

Të dielën, trupat izraelite, rrethuan qytetin e Gazës dhe ka pasur njoftime për luftime në rrethinat e qytetit. Por zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade, Avi Benayahu, tha se ushtarët nuk kanë hyrë ende në zonat e banuara.

Personeli mjekësor palestinez bën të ditur se mbi 500 persona janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionin ushtarak për ndalimin e sulmeve militante me raketa nga Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›