E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Riçardson heq dorë prej postit të ministrit të tregtisë

Uashington - Ende pa marë detyrën presidentit të zgjedhur amerikan Barak Obama i duhet të ndryshojë kabinetin e tij qeveritar. Ministri i tregtisë i emëruar prej Obamës, guvernatori i shtetit Nju-Meksiko, Bill Riçardson, paralajmëroi se nuk do ta merrte postin. Arsyeja për tërheqjen e Riçardsonit janë hetimet për korrupsion kundër një sipërmarrjeje që e ka mbështetur atë financiarisht gjatë fushatës zgjedhore dhe përfitoi njëkohësisht porosi fitimprurëse nga autoritetet e Nju-Meksikos. Riçardson, i cili është një nga politikanët më të spikatur me prejardhje latinoamerikane, mohon çdo lloj faji. - Kur mbeten edhe pak më shumë se dy javë deri në bërjen e betimit Obama është zhvendosur nga Çikagoja në Uashington. Hë për hë Obama dhe familja e tij jetojnë në një hotel luksoz në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.DW

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›