E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE në turne diplomatik për Gazën

Bruksel - Edhe pse pas viktimash të shumta, një delegacion evropian ka nisur bisedimet e para përe arritjen e paqes në Palestinë. Ministri i jashtëm çek, Karel Schëarzenberg, që drejton delegacionin evropian, ka deklaruar se emergjente paraqitet situate për dërgimin e ndihmave humnaitare në Rripin e Gazës dhe së dyti arritja sa më parë e një armëpushimi midis palëve.

Delegacioni i BE-së do të takohet këtë të hënë atje edhe me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, përpara se të vazhdojë udhëtimin për në Jeruzalem, Ramallah dhe Aman. - Kryeministri izraelit Ehud Olmert i hodhi sërish qartë poshtë kërkesat për armëpushim. Në një telefonatë me kancelaren gjermane Angela Merkel ai e cilësoi aksionin ushtarak si "të pashmangshëm" për të ndaluar sulmet me raketa të palestinezëve militantë. Edhe presidenti Shimon Peres e mbrojti ofensivën tokësore në Rripin e Gazës duke e cilësuar si mision të domosdoshëm kundër Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›