“40 vjet histori dhe krenari”, shkolla “Ndre Mjeda” vijon të ruajë traditën e sukseseve

“Ndre Mjeda” 40 vite histori dhe krenari, është libri i cili u promovua në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër. Libri vjen pas një periudhe 6 mujore kërkimesh mbi historikun dhe aktivitetet që shkolla ofron
Nevila Zhabjaku drejton këtë institucion shkollor prej 1 dekade. Ajo tregon se shkolla vijon të ruajë sukseset ndonëse për shkak të ndryshimeve demografike është prekur nga ulja e numrit të nxënësve.
“ Kam gjet një historik shumë të pasur. Ka ndryshme demografike, ka rënë numri i nxënësve, por jëmi shumë mirë. Kemi 2 vite që mbahemi si shkolla më e mirë në qytet” tha drejtoresha.
Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër vitin e ardhshëm feston 40 vite nga çelja e saj, në këtë përvjetor pritet që nxënësit të marrin dije në një godinë totalisht të rikonstruktuar.
Gazetar: M Gjoni
/rtsh.al/