Eksperti i OKB : Qeveria të luftojë diskriminimin nda personave LGBTI
Qeveria duhet të veprojë për të luftuar stigmën dhe diskriminimin ndaj personave LGBT si dhe të njohë sa më shpejt ligjërisht gjininë e grupeve transgjinore dhe martesave gey. Kështu u shpreh të premten në Tiranë një ekspert i pavaruar i OKB i cili tha se shkalla e diskriminimit ndaj këtyre personave mbetet e lartë.
Shqipëria ka struktura të qëndrueshme për të luftuar diskriminimin ndaj personave LGBT por ka ende boshllëqe ligjore që duhen plotësuar menjëherë. Rekomandimi vjen nga eksperti i pavarur i OKB z. Graeme Reid sipas të cilit qeveria shqiptare duhet të sigurojë zbatimin e ligjieve dhe poltikave në realitetin e përditëshëm të personave lesbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT)
“Në kuadrin ligjor ka disa boshllëqe. Aktualisht nuk ka një njohje ligjore të gjinisë për personat transgjinor si dhe njohje ligjore të martesës mes personave të së njëjtës gjini” tha zoti Reid.
Eksperti i pavaruar i OKB deklaroi se personat LGBT vazhdojnë të përrballen me diskriminimin ne lidhje me arsimin, kujdesin shëndetësor , punësimin e etj ndërkohë që rekomandon që figurat publike shtetërore ose jo, të dalin hapur dhe kundër retorikës fetare që është rritur së fundmi në këtë drejtim
“Aktualisht kemi vënë re një rritje të retorikës fetare jotolerante dhe keqorientuese . Do të ishte shumë e rëndësishme qe figurat publike shtetërore ose jo të flisnin kundër një gjuhe të tillë e cila arrin deri në nivelin e gjuhës së urrjtjes ndaj personave LGBTI” tha zoti Reid.
Reid vuri re një pabarazi të dukshme ndërmjet statistikave zyrtare dhe studimeve të shoqërisë civile për shkallën e diskriminimit ndërkohë që aktivistët mbeten personat më të cënuar për dhunë.
“Grupet transgjinore kanë nevojë urgjente për vëmendje sepse gjatë jetës së përditshme përballen meposhtërim sidomos kur paraqesin katën e identitetit dhe emri në kartë nuk lidhet me gjininë me të cilën ai identifikohet” tha eksperti i pavarur i OKB z. Graeme Reid
Eksperti do të paraqesë një raport të plotë në vizitën e tij në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në qershor 2025, në të cilin do të përfshihen rekomandime për Qeverinë Shqiptare se si t’i trajtojë mangësitë në përputhje me standardet dhe të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Gazetare Sonila Mlloja
/ rtsh.al /