400 vjet ksenofobi

Viti 1612 ka pak domethënie për botën anglofone. Por herën e fundit kur Vladimir Putin ishte president i Rusisë, kjo datë u ngulit në një ritual vjetor të Rusisë. Kjo është vërejtur nga shumë pak njerëz. Tani, pasi që shërbeu si kryeministër, Putin u rikthye si president dhe si rastësisht, në përvjetorin e 400-të. Ne duhet të kuptojmë se pse ai është i mendimit se viti 1612 është i shenjtë.
Sipas mitologjisë së Kremlinit, viti 1612 është viti i popullit rusë-i të pasurve dhe të varfërve, i qyteteve dhe fshatrave-popull i bashkuar nën kryesimin e një udhëheqësi të fuqishëm. Djelmoshat e këqinjë, vazhdon rrëfimi, ishte ushtria e polakëve, e cila mbajti për dy vjet nën pushtim Moskën. Ata ishin dërguar nga një mbret fanatik, i cili kishte për qëllim pushtimin dhe konvertimin e të gjithë hapësirës së Rusisë ortodokse, për ta ngulitur atë në kulturën perëndimore, në formën e krishterimit. Një princ i quajtur Dmitri Pozharsky dhe një tregtar, i quajtur Kuzma Minin, dolën në sipërfaqe si si heronj kombëtarë dhe dëbuan polakët. Për car u zgjodh një adoleshent, i quajtur Mikhail Romanov. Dinastia e tij mbijetoi për 350 vjet.
Gjatë gjithë sundimit të tij, Rusia ka kremtuar vitin 1612, vitin e shpëtimit nga pushtuesit e huaj, çdo vit më 4 nëntor, si “Ditën e Unitetit”.
Por për gati 88 vjet, pas revolucionit të Leninit, Dita e Unitetit nuk u shënua. Komunistët vitin 1612 e lidhen me Romanovët dhe e zëvendësuan atë me vitin e preferuar të bolshevikëve, vitin 1917.
Në vitin 2005, komunistët rusë protestuan, kur Putin vendosi të rikthejë sërish vitin 1612. Dhe kjo nuk ishte befasi: viti 1612 së shpejti u shndërruar në pjesë të strategjisë së Kremlinit për thurjen e miteve. Trajtimi i historisë përputhej me vizionin e Putinit-se rusëve ju nevojitet një udhëheqës i fuqishëm dhe një autoritet qendror, për t’i mbrojtur ata nga ankthet e tyre më të këqija.
Natyrisht, edhe në Varshavë ekzistojnë pikëpamjet për vitin 1612. Romantikët polakë vitet para vitit 1612 i shohin si kulminacion të fuqisë së vendit të tyre, kur Varshavë ja imponoi vullnetin e saj Moskës dhe për pak sa nuk bashkoi kishën e perëndimit me atë të lindjes.
Megjithatë, historianët janë të prirë të besojnë se asnjë prej dy rrëfimeve për vitin 1612 nuk është i saktë. Është e vërtetë se në vitin 1612 Rusia ishte zhytur në kaos, pas vdekjes së Ivanit të Tmerrshëm, në vitin 1583. Në atë kohë, harta e Evropës Lindore dominohej nga një superfuqi e vetme, Komonuelti i Polonisë dhe Lituanisë. Mbretërit e këtij bashkimi zgjedheshin, por për të kufizuar autoritetin e tyre, ata zgjedheshin nga dinastitë e huaja (në vitin 1612, mbreti i Polonisë ishte suedez).
Komonuelti kishte një sistem unik politik-në tetori, një mbretëri kushtetuese me një parlament të fuqishëm dhe sistem federal. Në realitet, bashkimit i mungonte autoriteti qendror dhe varej nga vullneti i disa grupeve të fuqishme të pushtetit.
Nuk befason fakti se kur një i çmendur u paraqit në Komonuelt, i quajtur Dimitri, i cili u shfaq me idenë se duhet të emërohet car i Rusisë, ai nuk u arrestua. Përkundrazi, ai gjeti mjaft financues polakë, për të financuar ekspediten e tij në Rusi. Këta piratë arritën të pushtojnë Moskën në vitin 1610 dhe i mirëpriten nga rusët, të cilët dëshironin ndryshime. Dy vjet më vonë, në mungesë të mbështetjes serioze politike dhe logjistike nga atdheu, polakët u larguan nga Moska. Dhe kështu, rusët krijuan mitin se dëbuan pushtuesit. Dhe në këtë aspekt, Putini mund të interpretoi sot në atë mënyrë situatën në vendin e tij, si një përpjekje paralele për të vendosur Rusinë në krye. Historia është fuqi dhe Putin e di këtë.
Por krijimi i miteve ka të metat e veta. Varshava ka qëndrim dyshues ndaj kësaj propagande nga ana e Rusisë.
Kremilini në vazhdimësi provokon opinionin publik polak, duke bërë komente për të kaluarën-në veçanti kur tenton të minimizojë aksionet e Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, Putini mund ta fut vetën në telashe me barazimin e vet historik, nëse synon të barazohet me Romanovët, 400 vjet pasi që ata u vendosen në pushtet. Ata ishin një dinasti e despotëve reaksionarë, të cilët shfrytëzuan shtypjen për të qëndruar në pushtet, duke nxitur njëkohësisht frikën nga intervenimi i jashtëm. Apo ndoshta ky është pikërisht qëllimi i Putinit. (Time)