E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROFIL/Ja kush është presidenti i ri i Francës

Emri i tij i plotë është François Gérard Georges Nicolas Hollande dhe nga e diela ai është Presidenti i ri Francës. Hollande është djali i vogël i Dr. George Gustav Holandë i lindur më 9 maj 1923 me profesion mjek dhe kandidat i pasuksesshëm në listën e të djathtës ekstreme në zgjedhjet komunale në Rouenit të vitit 1959. Nëna e tij Margaret Nicole Frederique Tibert, katolike u lind më 7 shtator të vitit 1923 dhe ndërroi jetë në vitin 2009, ishte një punonjëse sociale. Vetë zoti Fransua u lind më 12 gusht 1954 në Rouen.

Hollande e kaloi fëmijërinë e tij në Bois Guillaume, në zonë e Rouenit, ku ishte nxënës i shkollës Jean-Baptiste. Në vitin 1968 babi i Hollande shet klinikën e tij dhe blen një apartament në Hamel, një qytet i vogël në afërsi të Siene, ku edhe filloi punë si mobilier. Në këtë qytet Hollande mbaroi studimet dhe më pas ai vijon të lartën në Fakultetin e Drejtësisë në Paris. Po ashtu ai vijoi edhe studime pas universitare në Institutin e Studimeve Politike në Paris. Në vitin 1976 lirohet edhe nga shërbimi ushtarak.  

Në fund të vitit 1970 Holande merr  pjesë në një mbrëmje të organizuar nga ENA Shkolla Kombëtare e Administratës. Gjatë kësaj mbrëmje ai takohet me Segolen Royal, kjo do të ishte edhe gruaja e tij e ardhshme me të cilën do të kishte katër fëmijë, Tomas, Klemence, Julien dhe Flora. Por gjërat duket se gjatë kësaj jete bashkëshortore, nuk funksionin mire, ndaj në mbrëmjen e raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative të vitit 2007 çifti Holande do të shpallte divorcin. Pas kësaj ndarje Fransua Holande do të formalizonte marrëdhënien me tij me gazetaren Valerie Trierëeiler. Ajo kishte qenë një  shoqe e tij që nga viti 2006, por lidhjen me të, Holande e mbajti të fshehur për bashkëshorten gjatë fushatës elektorale.

Edhe pse Hollande u rizgodh si Sekretar i Parë në Kongresin Le Mas në vitin 2005 autoriteti i tij në parti filloi të bjerë që nga ai moment. Përfundimisht partnerja e tij në familje, Segolene Royal ishte zgjedhur për të përfaqësuar Partinë Socialiste në vitin 2007 për kreun e Francës, por ajo humbi përballë Nicolas Sarkozy. Hollande u fajësua gjerësisht për performancen e varfër të Partisë Socialiste në vitin 2007 dhe ai njoftoi se nuk do të kërkojë një mandat të dytë si Sekretar i Parë.

Më vonë doli se ai kishte një marrëdhënie me gazetaren Valerie Trierëeiler, dhe prej asaj kohe ai është me gazetaren e çështjeve politike..

Në vitin 1983 dhe 1984 Holande do të ishte shef i shtabit për dy ministra në qeverinë e tretë të njëpasnjëshme të Pierre Mauroy.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1988, që do të fitoheshin sërish nga Mitterrand. Me gati 53% të votave ai zgjidhet për herë të parë në Correze. Më pas ai do të bëhej sekretar t Komitetit francez të Planifikimit dhe Raportimit të Buxhetit për Mbrojtjen. Nga 1988 deri në 1991 ai do jepte mësim për ekonominë për vitin e tretë të Instituti të Studimeve Politike në Paris. Që nga viti 1989 dhe për 6 vitet që do të vinin, Francois Hollande do të ishte këshilltar i opozitës. Në vitin në 1993 Holande do të humbiste mandatin e tij si parlamentar pasi u mund nga Raymond Max Aubert. Pas kësaj humbje ai do të merrte presidencën e klubit Dëshmitari të Jacques Delors, post që e mbajti deri në vitin 1997.

Me ardhjen në pushtet të koalicionit të majtë në zgjedhjet e vitit 1997, ku kryeministër do të ishte Lionel Zhospë, me dëshirën e këtij të fundit, François Hollande në nëntor të 1997-s do të behej sekretar partie. Më 17 dhjetor të vitit 1999 bëhet deputet dhe  në të njëjtin vit bëhet nënkryetar i Internacionales Socialiste. Në vitin 2001 me 53.1% të votave bëhet kryetar Partie. Edhe në vitin 2002 ai do të mund ta mbante mandatin në parlament. Rifiton mandatin për kryetar partie pas një referendum të brendshëm në vitin 2004, por vetëm një vit më pas, pikërisht referendumi i 29 qershorit 2005 do i jepte një JO dhe Partia Socialiste kalon në duart e Laurent Fabius, për nxjerrjen në pension të të cilit kushedi sa herë Fançois Holande kishte thurur plane. Në vitin 2006 merr pjesë në garën presidenciale, brenda partisë, por largohet shpejt nga gara duke i hapur rrugë kandidimit mikut të tij Segolene Royal. Ky i fundit do të humbte zgjedhjet presidenciale në 2007 përballë Nikola Sarkozisë. Po atë vit Holande do të rizgjidhej kryetar në zonën e parë të Correze.  Këtë vit do të ishte vetë në garën presidenciale, prej nga do të dilte i fituar.

Hollande presidenti i ri i Francës,
politika shqiptare mesazhe urimi
Presidenti i Republikës Bamir Topi, shefi i qeverisë Sali Berisha dhe kryetari i opozitës Edi Rama uruan socialistin Fransua Hollande për triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale në Francë. Në mesazhin e bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës bëhet e ditur se Presidenti Topi i shprehu homologut Hollande besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të forcohen dhe më shumë gjatë mandatit të tij presidencial. Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, tju shpreh përshëndetjet më të ngrohta e miqësore me rastin e fitores dhe zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Franceze! Më lejoni të shpreh dhe vlerësimin tim të thellë për mbështetjen që Franca i ka dhënë dhe po vazhdon ti japë Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit sa më të shpejtë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Duke u nisur nga ky qëllim, Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të vazhduar në rrugën e zhvillimit dhe përparimit demokratik e social në të gjitha fushat. Po kështu ne vlerësojmë lart rolin konstruktiv të Francës në proceset e paqes, demokratizimit dhe integrimit euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor!- thuhet në mesazhin e kryetarit të shtetit shqiptar. Edhe mesazhi që kryeministri Berisha i dërgoi presidentit të ri francez, u bë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Shefi i qeverisë theksoi se marrëdhëniet e mira me Francën mbeten përparësi për vendin tonë. Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e fitores Suaj në zgjedhjet presidenciale të datës 6 maj 2012 në Francë, tJu përcjell, në emrin tim e të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tim, përshëndetjet më të përzemërta, si dhe urimet më të ngrohta e miqësore për suksese në detyrën e lartë përpara Jush. Me votën e tyre, qytetarët francezë Ju zgjodhën Ju dhe programin Tuaj për përballimin e krizës së sotme evropiane dhe botërore, bazuar në rritjen ekonomike dhe nxitjen e prosperitetit.- theksohet në mesazhin e kryeministrit. Ndër të tjera kryeministri shpreh në mesazhin e tij edhe mirënjohjen për mbështetjen e madhe që Franca i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë e shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimin në BE. Me dëshirën për t’Ju pritur në Shqipëri në kohën më të përshtatshme për Ju, shfrytëzoj rastin për tJu përsëritur sigurimet e konsideratës më të lartë.- përfundon mesazhi. Ndërkohë kryesocialisti Rama ka përshëndetur në rrjetin social Twitter fitoren e socialistit Holande në Francë. Era fryu majtas në Francë dhe Presidenti Hollande sa përfundoi fjalimin e tij të parë në rrugën e ndryshimit të premtuar. Mbrëmje e bukur! shkruan Rama në Twitter. Ndërkohë duke u ndalur në fjalimin e Sarkozi para mbështetësve të tij, pas humbjes në balotazhin e së dielës Rama shkruan: I bukur dhe fjalimi i fundit i Presidentit Sarkozy, ka një gjë më të madhe se ne të gjithë që është Franca, uroj megjithë zemër që t’ia dalë!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›