E Diel, 1 Nëntor 2026

41 mije fjale nen disiplinen ushtarake te Kostallarit

Kur Kostallari fliste per njesimin e gjuhes shqipe Pipa pas nje analize te hollesishme te diagrames per shqipen e njesuar shpreh qarte se ky ishte asimilimi prej ShNjL-se i leksikut dhe frazeologjise gege. Kjo perbente kulmin kur gegerishtja ishte e diktatuar sipas skemes staliniste per tu hequr qafe dhe grimcat cfare mbetej ti ngjishej ne trup toskerishtes. Per tia cuar kete fature prokurorit te gjuhes qe mori persiper skemen e spastrimit sipas frymezimit ideo-shkencor Pipa hulumton fjalorin e 1980-s qe perfshihet ne kapitullin e trete te monografise Politika e gjuhes ne Shqiperine socialiste botimet Princi. Nje liber i promovuar ne ditet e panairit me dy-tre njerez si per te deshmuar mbrojtesit e fundit te atyre grimcave te gegerishtes qe iu moren me force. Megjithate pas 20 vitesh verdallosje dhe marramendje nga politika e dites prape askujt nuk do ti shkonte ne mend te rihapte kete pike debati - si u eliminua gervishtja qe me lsquo90 Pipa e kishte deklaruar praktikisht te vdekur. Kjo loje fjalesh midis te tashmes dhe te shkuares nuk deshmonte vdekje te plote por ngacmimin provokimin e Pipes per te nxitur sedren e intelektualeve per te reaguar. Perndryshe kush nuk rreshtohet ne kete krah te studiuesit sidomos mbas domethenies se monografise Politika e gjuhes ne Shqiperise socialiste. Lobimi nuk eshte shoqate sic mund te krijohet per me te vobektet por per alarmin qe cohet ne kokat e intelektualeve gjuhetareve dhe atyre qe aspirojne te jene akademike se pa kete nisje nga rrafshi fillestar aty ku gjuha kishte zhvillimin e saj natyral gege e toske - nuk mund te krijohet as letersi as te behet shkence dhe as gjuhesi mbi nje grumbull plehnash. Pa bazen natyrale te gjuhes qe u shkeput diku nga vitet lsquo30 ende pa u krijuar ligjerata partizane nuk mund te flitet e aq me teper te gjykohet as realizimi socialist e sidomos ne letersi perfaqesues tipik te te cilit sipas gjuhes dhe te vetmin Pipa na permend Kadarene. Pipa na ndihmon te mbyllim kete kapitull ketu se realizmi socialist eshte gjuha staliniste permes se ciles nuk mund te kalojme pa marre librin e Pipes ne analize rresht per rresht aq sa mund te besohet ne Zot pa kaluar permes Krishtit.

Ndoshta ne kete veshtrim edhe vete studiuesit iu desh qe te hidhej ne fjalorin e Kostallarit per te kuptuar leven e diktatures. Konkretisht Pipa i referohet parathenies per te marre njehere lenden teorike te frymezimit ideo-shkencor te Kostallarit.

Ne parathenie per Fjalorin Kostallari e percakton si fjalor i ri shpjegues sa me normativ me nje fjales me te gjere e me sistemor me frazeologji me te pasur dhe me kerkesa ideo-shkencore me te larta. Kete percaktim Pipa e shqyrton Fjalori eshte vertete shpjegues ne kuptimin se ai rreshton kuptimet e ndryshme te cdo fjale dhe ilustron cdo kuptim me shembull. Modeli i kesaj procedure mund te gjendet te fjalori i Kristoforidhit megjithese nje numer shpjegimesh te Kristoforidhi jane dhene ne greqisht. Rastin me te plote te fjalorit Pipa cileson fjalorin e Kostaq Cipos duke e vendosur ne raport me Kristoforidhin dhe Kostallarin si me te plotin qe percaktonte te gjitha kuptimet me shqipen. Por Pipa me ironi na lajmeron se fjalori i Kostallarit eshte edhe me perfshires e i hollesishem. E ka fjalen ketu ne ilustrimet krahasuese qe na sjell midis fjalorit te Cipos dhe Kostallarit nese te Cipo fjala pergjigjem ka 3 kuptime ilustruar me 4 shembuj te fjalori i Kostallarit ka 8 kuptime qe ilustrohen me 27 shembuj. Nga keta shembuj gjashte i percakton me shtampe ideologjike ne i pergjigjemi thirrjes se partise rinia iu pergjigj me lufte trup me trup ata iu pergjigjen sulmit zjarrit nje letersi qe duhet ti pergjigjet jetes sone socialistehellip kjo e fundit na con edhe te argumenti i letersise socrealiste si u krijua ajo si gjuhe dhe jo realitet. Asnjehere kjo letersi pas 90-s nuk eshte pare si shtampe gjuhe por shpesh devijimet kane shkuar per nga raporti i realitetit shtremberimit te saj e per pasoje absurdi i asaj letersie nuk rezultonte i kontrollueshem sot. Nje levizje per permbysje stilistikore pati pas 90-s nga disa shkrimtare por vetem stilistikore ama pa marre fushe per fushe leksik morfologji fonologji sintakse frazeologji ndryshimin embrional qe i ndodhi gjuhes si rastet e spastrimit.

Po duke u kthyer te ilustrimet e dy fjaloreve ne ndryshim nga Kostallari Pipa veren se fjalori i Cipos ne asnje prej rasteve te shpjegimit te fjales pergjigje nuk gjen motivim ideologjik. Ne kete krahasim Pipa thote se fjala ilustron cfare Kostallari kupton me kerkese te larte ideo-shkencore.

Ironia e Pipes per tu nenkuptuar pse Kostallari ne parathenien e Fjalorit thote se ky fjalor ka nje leksik me te gjere e me sistemor nje frazeologji me te pasur referuar vetem nje ilustrimi te mesiperm e deshmon qarte me cfare egoizmi eshte bere masakra ndaj gjuhes. Kur Kostallari thote nje fjalor sa me normativ madje duke e quajtur Fjalor Normativ i Shqipes Pipa ironizon serish me qartesine se italishtja gjuhe me histori mijeravjecare bujarisht i pranon variantet.

Ndersa te Kostallari variantet jane teper te rralla. Ai e donte ushtrine e tij prej 41 mije fjalesh te mbajtur nen disipline ushtarake - shprehet qarte Pipa dhe egoizmin pa fre qe kishte marre persiper Kostallari si prokuror i gjuhes diktatoriale.

E njejta arsye dhe logjike si u ndertua edhe Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe po me parathenie te Kostallarit. Per kete Pipa thote se nga leximi i tij perforcohen dyshimet se rregullat e tij permbajne kaq shume perjashtime sa se marr vesh pse duheshin paraqitur si rregulla. Te krijohet pershtypja e nje kryekomandanti i cili e ka disiplinuar ngurtesisht ushtrine e tij por qe nuk di si ta komandoje.

Por ne pjesen qe do te botojme me poshte te plote Pipa merr ne shqyrtim fjale per fjale pse Kostallari e cileson fjalorin si Fjalor i Gjuhes se Sotme Shqipe cfare po ndodh pas kuptimit te fjales i sotem pse eshte theksuar kjo fjale. Pasi i eshte referuar nje pasazhi nga percaktimi qe i ka bere Kostallari fjalorit si eshte mbeshtetur ne lenden gjuhesore 40-vjecare te Shqiperise socialiste me nje leksik te zgjedhur te tipit stalinist - Pipa thote perfundimisht se ky fjalor eshte konceptuar si fjalor klasor e pastaj si fjalor kombetar. Dhe pas rishikimit te diagrames se prodhuar prej Kostallarit mbi skemen e njesimit te gjuhes Pipa shprehet Nje fjalor ku nje e treta eshte produkt i Shqiperise se sotme komuniste smund te jete tjeter vecse nje fjalor klasor. Kjo eshte edhe formula e ShNjL-se. Per te marre vesh se si ia del Kostallari ta ndertoje kete lloj fjalori Pipa ne monografi ndalet konkretisht te percaktimi teorik qe i ben gjuhetari i diktatures kur zgjedh kriterin themelor. Fjale per fjale Kostallari percakton Eumlshte pasur parasysh nese fjala pasuron apo jo leksikun e sotem letrar nese ndihmon per thellimin e pastertise se gjuhes letrare shqipe nese e zgjeron larmine e mjeteve te saj stilistikore e shprehese etj. dhe nese lidhet me shtresat leksikore qe rriten e zhvillohen apo me ato qe rrezohen e shuhen ky eshte parimi themelor qe ka udhehequr zgjedhjen e fjaleve dhe te frazeologjise. I del ne balle problemit Pipa duke thene se kriteret realisht jane dy pasurim dhe spastrim me sqarimin se pasurim i leksikut ekzistues ne pergjithesi me vemendje te vecante te stili nga njera ane dhe nga ana tjeter spastrim i leksikut kryesisht i fjaleve e shprehjeve qe jane te papajtueshme me ideologjine e nje lloji kriter klasor ky.

Rezultati i nje politike te tille gjuhesore thote Pipa eshte i parashikueshem po te kemi parasysh se mendimi kushtezohet prej gjuhes. Me kete na lajmeron cfare u korr ne 45 vjet diktature si nje arsye me shume gati profetike pse duhej shembur nje ore e me pare sistemi komunist se pas nja dy a tre brezash nuk do te mbetet ne kembe fjale qe te mos jete e pershtatshme me ideologjine ekzistuese. Kur shkroi keta rreshta ishte viti 1989 duke na dhene me filozofi oreulliane cfare mund te ndodhte me gegerishten e sidomos me shqipen qe i kishte shkeputur tashme rrenjet nga vitet lsquo30.

Per rrjedhoje njerezit nuk do te jene me ne gjendje ta mendojne kundershtimin - prite Zot demtimin e partise dhe te shtetit. Fjale te tilla si disident rebelim demokraci mund te zhduken prej fjaloreve dhe konformizmi do te mberrinte piken e vet te ngopjes. E nese toskerishtja letrare do te jete pjeserisht e kuptueshme per shkak te struktures se ShNjL bazalisht toske gegerishtja letrare do te katandiset dicka si Old English anglishtja e mocme pra nje relikte e pakuptueshme gjuhesore E gjithe kjo panorame analitike dhe polemizuese ka realitetin konkret kur diktatura staliniste ne emer te gjuhes nisi edhe spastrimin fizik se pari me Fishten.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›