Eksploziv makines te Rruga e Elbasanit plagoset rende shoferi

Ngjarja e rende qe ndodhi dje ne mengjes ne Rrugen e Elbasanit prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne Tirane ku nje makine ka shperthyer gjate ecjes mund te kete si shkak vendosjen e nje eksplozivi brenda saj. Burime zyrtare nga policia e Tiranes thane se automjeti qe ka shperthyer ka qene i tipit Mitsubishi me targe TR. 2029 T ndersa drejtuesi i tij eshte 34-vjecari Admir Sulaj lindur dhe banues ne Tirane. Menjehere ne vendin e ngjarjes shkoi grupi i posacem hetimor eksperte te njesise se specializuar antieksploziv si edhe oficere te hetimit te krimit te cilet aktualisht jane duke kryer ekzaminime dhe ekspertime per kete ngjarje - njoftoi policia. Paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka shperthyer ne pjesen e perparme si pasoje e vendosjes se nje sasie lende eksplozive duke plagosur Admir Sulajn. Ky i fundit u dergua menjehere ne spital ku aktualisht po merr ndihmen e pare mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor ne vendngjarje nen drejtimin e prokurorit dhe nen drejtimin e drejtuesve te policise se Tiranes po kryejne ekzaminimet hetimet dhe veprimet hetimore e procedurale me synim zbardhjen e rrethanave te ketij shperthimi - beri te ditur policia.