E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi Teodosije zevendeson peshkopin e shkarkuar Artemije

Automjete te shumta pergjate rruges se Manastirit te Decanit forca te shtuara sigurie levizje te shumta besimtaresh para manastirit ne oborr dhe brenda tij jane shenjat identifikuese te cdo kremteje fetare ne kete manastir shekullor i ndertuar qe ne shekullin 13-te nga themeluesi mbreti shenjt Stefan Decanski. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vesna ManitasevicVesna Manitasevic anetare e shoqates se grave Jefimija nga Hoxha e Madhe krahas kremtimit ekspozon edhe punedoret e shoqates ne hyrje te Manastirit

Sot eshte feste ne Manastirin e Decanit dhe une jam e ftuar ti ekspozoj punedoret tona. Kemi bashkepunuar me shoqaten Hareja nga Rahoveci dhe me shume shoqata shumeetnike te asaj ane meqense donatorja jone ishte gjermane. Ishim 20 anetare por per shkaqe financiare jane larguar. Tash mbijetojme me veshtiresi thote z. Manitashevic.

Sigurimin e Manastirit gjate festes ne te cilen moren pjese qindra besimtare ortodokse nga Kosova Serbia Mali i Zi por edhe Shqiperia e kane bere forcat e KFOR-it dhe Policia e Kosoves.

Vij me kenaqesi sepse kjo me duket si nje mbeshtetje ndaj murgjve dhe popullates se ketushme. Ne feste kishte edhe shqiptare nga Shqiperia. Nga Kosova nuk kam pare edhe pse ne monografi kam lexuar se shqiptaret per shume vjet kane qene roje te ketij objekti fetar. Prandaj ai ka mbetur i hapur gjithmone per njerezit vullnetmire thote Miodrag Vujoshevic 38 vjec nga Podgorica i cili percjell me kenaqesi festat fetare ne cdo manastir e vecanerisht ne Manastirin e Decanit.

Teodosije Roli i Kishes eshte afrimi dhe pajtimi mes njerezve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Manastiri i Decanit ne origjinalitetin shekullor

Liturgjine e kremtes e sherbeu peshkopi i Budves dhe Nikshiqit Joanikije mbeshtetur nga peshkopi hercegovasGrigorije si dhe peshkopi i sapoemeruar i rashkes dhe Prizrenit Teodosije. Peshkopi Teodosije zevendeson peshkopin e saposhkarkuar Artemije te cilin Policia e Kosoves te shtunen ne mengjes 20.11 e percolli jashte kufijve te Republikes se Kosoves. Kete e pohoi edhe peshkopi Teodosije i cili per Dojce Vele-n tha se kisha do te vazhdoje te mbaje qendrimin qe i pershtatet nje kishe ndaj institucioneve te Kosoves

Qendrimi i kishes ndaj popullit ndaj institucioneve dhe ndaj politikes do te jete i tille si i perket kishes. Sepse kisha ne rend te pare duhet te merret me popullin dhe ti perkushtohet atij shpirterisht-tha me kete rast peshkopi Teodosije. Sipas tij kishat dhe manastiret ortodokse do te jene vende te te gjithe besimtareve pa marre parasysh perkatesine e tyre etnike dhe fetare.

Thjesht ne ketu jemi te gjithe miq dhe ky eshte roli i kishes ti afroje njerezit dhe ti pajtoje ata. Ne kurre sdo te lejojme te vihemi ne nje ane dhe ana tjeter te shohe te ne kundershtarin armikun apo dike qe ndaj tyre eshte qellimkeq. Ky ishte roli i Kishes gjate gjithe shekujve dhe qellimi yne eshte qe i tille te mbetet edhe tash ne Kosove dhe Metohi.

Percarja brenda kishes - e nxitur nga jashte

Peshkopi i pensionuar Artemije i njohur per qendrimin e tij radikal i cili kishte paralajmeruar formimin e kishes se re serbe te shtunen e kaluar i mbeshtetur nga dhjetera murgj dhe qytetare kishte uzurpuar manastirin Duboki Potok ne veri te Kosoves. Atij me nje vendim te Sinodit te Kishes Ortodokse Serbe i eshte marre edhe titulli peshkop dhe eshte kthyer ne rangun e murgut te thjeshte.

Goran Bogdanovic ministri serb per Kosoven i komentoi ngjarjet e fundit gjate festes ne Manastir

Une ne thelb jam besimtar. Dhe fatkeqesisht ngjarjet ne dhjete ditet e fundit nuk shkojne ne te mire te askujt e me se paku ne te mire te atyre qe jetojne ne Kosove. Brenda nesh ka mjaft grindje e percarje. Dhe fatkeqesisht dikush serish provoi te na ndaje duke pranuar njerin dhe duke refuzuar tjetrin peshkop. Askush nga kreret e shtetit nuk eshte i kenaqur me kete qe ka ndodhur. Ky ishte nje rrezik i madh per formimin e nje kishe te re serbe ne Kosove. Sipas Bogdanovicit kjo ka qene ide e ndonje faktori nderkombetar.

Kjo feste nga besimtaret ortodokse kremtohet per nder te mbretit Stefan Decanski themelues i Manastirit te Decanit. I themeluar qe ne shekullin 13-te i ruajtur ne origjinalitetin shekullor me vite te tera eshte ruajtur edhe nga popullata autoktone shqiptare.

Autor Ajete Beqiraj/Prishtine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›