E Diel, 1 Nëntor 2026

419 familje do subvencionohen nga bashkia për banesa

Kreu i këtij Këshilli, Njazi Kosovrasti, sqaroi se në bazë të këtij vendimi,  këto familje kanë të drejtën e marrjes së kredisë për blerjen e banesës, interesat e së cilës do të subvecionohen nga Bashkia e Tiranës. 

Kosovrasti tha se një projektvendim tjetër që do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës është  “Miratimin e përfundimit të proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit”.

Nga ky projektvendim do të përfitojnë 75 familje. Ai parashikon mbylljen e procedurave të privatizimit të apartamenteve për lidhjen e kontratave të shitblerjes para noterit, për pasuritë të cilat kanë mbetur pa u rregjistruar pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.  /Start/

                                                                                             2012-04-04 16:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›