E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, adoleshenti plagos me armë veten dhe vëllanë

Policia e Qarkut të Lezhës bëri me dije se shtetasi A. M, 16-vjeç, duke luajtur me një armë automatike, ka plagosur veten dhe vëllanë e tij, shtetasin Gëzim Merdhoqi, 25-vjeç, të cilët ndodhen në spitalin civil të Rrëshenit.

Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes dhe orët e para të mëngjesit të sotëm sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e krimit, një automatik mod-56, gjashtë fishekë dhe pesë gëzhoja, të cilat janë dorëzuar nga vetë autori. Policia e ka arrestuar në flagrancë të riun, teksa ndodhet në spital.

Për veprime të mëtejshme materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Plagosje e lehte nga pakujdesia” dhe “Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2012-04-05 08:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›