Emërimet në ushtri, shmanget Topi, Gjunkshi ´nuk njeh´ ligjin

Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, sqaroi dje se emërimet e personelit deri në gradën e kolonelit bëhen nga ministri i Mbrojtjes, ndërsa gjeneralët nga Presidenti i Republikës.
Por, sipas ligjit 169 të Kushtetutës, pika 3, thuhet e kundërta, ku citojmë: "Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore".
Në fakt, akuzat për Gjeneralin erdhën nga opozita në lidhje me emërimin e komandantit të Forcës Detare, ku ishte shmangur Presidenti Topi. "Unë jam njohur me këtë; pavarësisht se jam në SHBA kam marrë informacionet edhe për këtë situatë. Dua t'ju siguroj juve dhe të gjithë ata që na ndjekin, që është ligji për të drejtën e komandimit, i cili deri në gradën kolonel i jep të drejtën ministrit të Mbrojtjes për të bërë emërimin, në detyrën e Komandantit të Forcës detare. Sot, kjo forcë nuk ka aktualisht një gjeneral. Në momentin që të ketë gjeneral, atëherë detyrimisht edhe kjo do të kalojë për të ndjekur procedurat. Ky është komenti im”, deklaroi Xhunkshi për Zërin e Amerikës.
Më datë 23 janar, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, vendosi që "Kapiteni i Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani, deri tani me detyrë komandant i Flotijës Detare Jugore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet me detyrë komandant i Forcës Detare", emër i cili u bë pa dekretin e Presidentit të Republikës.
Dy ditë më parë, opozita denoncoi rastin në komisionin parlamentar të Sigurisë, ku deputeti Pirro Lutaj, e konsideroi vendimin si antikushtetues. “I kërkoj të reagojë Presidentit të Republikës, sepse ky quhet një krim kushtetues, kam kërkuar që të reagojë Kryeministri i vendit, sepse ky është një puç institucional, kam kërkuar të reagojë ministri i Mbrojtjes, që të bllokojë menjëherë urdhrin e lëshuar për emërimin e komandantit të Forcave Detare dhe të bëjë praktikën për t’ia çuar këtë Presidentit të Republikës”, u shpreh Lutaj. /Start/
2012-04-05 08:47