E Shtunë, 31 Tetor 2026

42 kapitenë kërkojnë gradën e majorit

Pas shtimit të 20 nënkolonelëve të rinj në Policinë e Kosovës, kjo e fundit tani është duke kërkuar edhe majorë e kapitenë.

“Janë gjithsej 42 kapitenë të cilët po iu nënshtrohen testeve për gradën major”, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, kapiten Baki Kelani.

E derisa procesi për gradën major po shkon drejt përmbylljes, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin edhe për gradën kapiten, ku të gjithë togerët e Policisë së Kosovës që i plotësojnë kriteret mund të jenë pjesë e këtij konkursi.

Policia nuk ka bërë të ditur se sa është numri i kërkuar i kapitenëve, mirëpo kjo varet edhe nga togerët që dëshirojnë të avancohen në këtë pozitë.

Procesi i gradimit në Policinë e Kosovës është zhbllokuar pas shumë vitesh./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›