E Diel, 1 Nëntor 2026

Tribunali do të hetoi Del Ponten nëse kërkon Prishtina e Tirana

Tribunali i Hagës do të nis hetime kundër ish-kryeprokurores, Carla del Ponte, nëse një kërkesë të tillë e bëjnë Shqipëria e Kosova.

“Kërkesa e Tiranës dhe Prishtinës për hetuesi kundër ish-kryeprkurores së Tribunalit Carla del Pontes për rastin Ramush Haradinaj ende nuk ka arritur në Hagë. Nëse Tribunali pranon një kërkesë të tillë për një proces hetimor padyshim se do të shqyrtohet”, ka deklaruar për agjencinë “Presheva Jonë”, Magdalena Spalinska, zëdhënëse e Tribunalit.

Ndërkaq, sa i përketë kërkesës së Beogradit zyrtar që të burgosurit serb të transferohen nga Haga për të vuajtur dënimet në Serbi, Spalinska ka thënë se kjo është e pamundur.

“Njerëzit nga Serbia të cilët janë dënuar nga Tribunali i Hagës, nuk mund të vuajnë dënimin në Serbi. Ky është vendim i Tribunalit që nga viti 1993, ku thuhet qartë ‘se të burgosurit e dënuar nga gjykata ndërkombëtare mund të vuajnë dënimit në të gjitha burgjet, përveç në ato burgje të origjinës së të burgosurit.

Njëkohësisht ky është edhe qëndrim i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”, ka deklaruar zëdhënësja e Tribunalit të Hagës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›