E Diel, 1 Nëntor 2026

42 milionë banorë, ja cili bëhet qyteti më i populluar në botë

Kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, me një popullsi prej 42 milionë banorësh ka tejkaluar Tokion dhe është bërë qyteti më i populluar në botë.

Njësia për Popullsinë e Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së publikoi raportin për Pritshmëritë e Urbanizimit Botëror për vitin 2025.

Raporti vlerësoi popullsinë e Xhakartës në 42 milionë banorë, ndërsa kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka, u rendit i dyti me 37 milionë.

Tokio, i cili u rendit i pari në raportin e OKB-së për vitin 2018, ra në vendin e tretë me një popullsi prej 33 milionë banorësh.

Në vitin 1950 vetëm 20% e popullsisë së botës jetonte në qytete, por sot kjo shifër ka arritur afërsisht 50%.

Raporti thekson se dy të tretat e rritjes së popullsisë së botës deri në vitin 2050 pritet të ndodhë në qytete ndërsa pjesa tjetër në qyteza dhe vendbanime të vogla.

Numri i qyteteve të mëdha është rritur nga 8 në vitin 1975 në 33 në vitin 2025.

9 nga 10 qytetet më të populluara në botë janë në Azi (Xhakarta, Dhaka, Tokio, New Delhi, Shangai, Guangzhou, Kajro, Manila, Kalkuta dhe Seuli).

Shkalla e rritjes së popullsisë së kryeqytetit të Japonisë, Tokios, u ngadalësua gjatë pandemisë së COVID-19, por tani po rimëkëmbet falë fluksit të të rinjve që kërkojnë punësim dhe mundësi arsimore, thuhet në raport.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›