E Diel, 1 Nëntor 2026

Martohet kryeministri australian

Kryeministri Anthony Albanese u bë kreu i parë i qeverisë në Australi që martohet gjatë mandatit.

Ai kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Jodie Haydon, në një ceremoni private të mbajtur të shtunën në Canberra.

Sipas zyrës së kryeministrit, në ditën e veçantë për Albanese morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Mbesa e Haydon, Ella, ishte në rolin e vajzës së luleve, ndërsa Toto, qeni i kryeministrit, mbajti unazat.

Nusja kishte zgjedhur një fustan nga marka e dizenjuesve të Sidneit, Romance Was Born, ndërsa kryeministri mbante një kostum nga MJ Bale.

Jodie Haydon ka shoqëruar prej vitesh Albanese-n në aktivitete publike dhe ka qenë pranë tij gjatë fushatës së zgjedhjeve federale të vitit 2022.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›