42 mln euro, plus Eto‘o e Hleb për Ibrën
Spanja konfirmohet si atdheu i milionave të shpenzuara në merkaton e futbollistëve. Barcelona po mendon t‘i kundërpërgjigjet Realit të Florentino Perez, që bleu 67.2 milionë euro futbollistin Kaka nga Milani dhe 94 milionë euro (rekordi i ri) Kristiano Ronaldon nga Mançester Junajtid. Objektivi i katalanëve mbetet gjithmonë Zlatan Ibrahimoviç dhe oferta e paraqitur është mjaft joshëse: 42 milionë euro plus Eto‘o dhe huazimin për një sezon të bjellorusit Aleksandër Hleb (blerja e detyrueshme pas një sezoni për 10.8 milionë euro). Sulmuesi suedez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të provuar një aventurë të re dhe për këtë arsye drejtuesit zikaltër kanë filluar negociatat me kolegët e kampionëve të Europës. Gjatë një takimi në Milano, Morati dhe Laporta diskutuan për transferimin e Maksuell te Barcelona, huazimin e Hleb, por tema më e nxehtë ishte shkëmbimi Ibrahimoviç-Eto‘o. "Po diskutojnë rreth transferimit tim? Atëherë flisni me ata, jo me mua", ishin fjalët e vetme që Ibra ka thënë rreth kësaj çështjeje. Sinjale më të qarta ka dhënë Morati. Njëshi i Interit deklaroi: "Mbyllëm marrëveshjen për Maksuell, tashmë po diskutojmë edhe rreth Hleb. Natyrisht që kemi biseduar edhe për tema të tjera, pasi Barça është e interesuar të dijë diçka më shumë për Zlatan. U fol edhe rreth Eto‘o, sulmues i kalibrit të Ibrahimoviç. Do të shohim nëse është e mundur të realizohet ndonjë lëvizje për këta dy futbollistë". Pyetjes se sa shanse ka që suedezi 27-vjeçar të luajë me Barcelonën, ai i përgjigjet: "Tani mjaft me përqindjet. Mendoj se është një bisedë e cila lind nga vullneti i lojtarit. Duhet të keni parasysh edhe marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet meje dhe Laportës. Do të shohim se çfarë ndodh, ka ende kohë".
Morati theksoi se shitja e Ibrës "u nis me këmbë të mbarë" dhe se "katalanët kanë bërë një ofertë të rëndësishme ekonomike". Sipas gazetës "As", vlera e përgjithshme e operacionit kap shifrën 84.5 milionë euro: 42 milionë eurove për arkat e Interit u shtohen edhe 35 milionë euro, sa vlerësohet kartoni i Eto‘o, ndërkohë që Barça do të paguajë edhe rrogën (bruto) 7.5 milionë euro të Hleb, gjatë sezonit që bjellorusi do të luajë nën urdhrat e Hoze Murinjos. Marrëveshja ende nuk është mbyllur, sepse duhen përcaktuar rrogat e Eto‘o dhe Ibrahimoviç. Kamerunasi pretendon 13 milionë euro në vit nga Interi, ndërsa suedezi është i gatshëm të ulë rrogën 12 milionë euro, vetëm për të luajtur në "Kamp Nou".